Kthehej nga shërbimi/ Përplaset nga një makinë polici i Kakavijës, rëndë në spital (Emri)

Kthehej nga shërbimi/ Përplaset nga një makinë polici i Kakavijës, rëndë në spital (Emri)

Foto ilustruese

Një punonjës i Policisë Kufitare të Kakavijës është aksidentuar sot rreth orës 05:30 të mëngjesit. Shqiptarja.com mëson se bëhet fjalë për Shkëlqim Lilen me detyrë polic në Drejtorinë Kufitare.

Ai ka qënë duke u kthyer nga shërbimi në momentin kur është goditur nga një automjet në vijën e gjelbër të kufirit, në urën e fshatit Kakavijë fare pranë Greqisë.

Polici është dërguar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje kritike për jetën. Policia thotë se personi që shkaktoi aksidentin është shtëtasi Arjan Kushe.

Informacion paraprak: 

Njoftohemi se në aksin rrugor  Gjirokastër-Kakavije, në vendin e quajtur “Ura e Kakavijes”, automjeti  me targa AA 265 AL, i drejtuar nga shtetasi A. Kusho, 40 vjeç, banues në Gjirokastër, ka goditur këmbësorin, efektiv i Policisë në  Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, i cili në momentin e aksidentit ishte me shërbim, Inspektor Sh.L, 44 vjeç.

Punonjësi i Policisë  është transportuar në spitalin rajonal "Omer Nishani" ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vëndngjarje kanë shkuar  shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë