Kthehen aktet terroriste në Athinë, shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës! Si e paralajmëroi grupi ekstremist ngjarjen

ATHINË- Athina u trondit nga shpërthimi i fuqishëm i një bombe të vendosur pranë Ministrisë së Punës dhe një banke. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u thyen xhamat si në Ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera fqinje.

Aktit terrorit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e bombës. Përgjegjësia për aktin terrorist u mor nga organizata e sapokrijuar "Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare".

Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë bomba ka shpërthyer në orën 01:29, me orën lokale.

Policët e parë të mbërritur në vendngjarje kanë gjetur një çantë të varur në hekura. Zona është rrethuar dhe pak më pas ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas shpërthimit, ekspertët xhenierë iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ende e rrethuar nga shiritat e policisë. Policia njoftoi se ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në zonë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja