Kthehen emigrantët, bllokohet
sistemi TIMS në Durrës e Rinas

Kthehen emigrantët, bllokohet<br />sistemi TIMS në Durrës e Rinas
DURRES- Në portin e Durrësit, moti i keq ka shkaktuar vonesë në ankorimin e trageteve, të cilat kanë qenë plot me emigrantë për shkak të kthimit të tyre për festat e fundvitit. 

Emigrantët janë përballur edhe me bllokimin e sistemit TIMS, në Durrës e Rinas, duke e bërë pritjen e tyre për të kryer procedurat e hyrjes edhe më të gjatë.

Sot, nga porti i Durrësit, kanë mbërritur rreth 4500 pasagjerë e 1200 mjete.

Burime nga Kapiteneria e portit, kanë cituar për “Shqiptarja.com” se fuqia e detit është 8 ballë në det të hapur ndërsa era fryn veri- perëndim. Kjo ka shkaktuar vonesa nga 1-2 orë për ankorimin në port të trageteve.

Megjithatë nga porti Italian i Barit, ashtu siç ishte parashikuar, janë nisur mbrëmë 5 tragete, ndërsa po hasin vështirësi në ankorim në portin e Durrësit.
Rreth orës 09. 18 minuta në port po ankoroje trageti “Rigeli” ndërsa janë në pritje për tu ankoruar dhe 4 tragete të tjera. Shtimi i fluksit ka bërë që policia e Durrësit të shtojë numrin e sporteleve.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar