SHBA - Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rikthehen sërish episodet e dhunës në kolegje.

Kompleksi universitar “Lone Star” në Teksas, është bërë një skenë e ngjarjes së fundit ku një student ka plagosur 14 persona me thikë, ku shumë prej tyre janë goditur në fytyrë dhe qafë.

Fatmirësisht asnjëri prej studentëve nuk ndodhet në rrezik për jetën ku kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në spital.

Policia njoftoi se autori i ngjarjes së rëndë është studenti Dylan Quick dhe është vënë nën arrest.

22-vjeçari u tha hetuesve pas arrestimit të tij, se ka patur fantazi për vrasjen dhe torturimin e njerëzve, që kur ka qenë në shkollën fillore dhe shtoi se e kishte planifikuar sulmin e së martës prej disa kohësh.

Kompleksi universitar Lone Star në Houston, ka 6 kolegje me mbi 90,000 studentë, i cili është mbyllur të mërkurën për shkak të rishikimit të nivelit të sigurisë.

Ndërkohë të enjten senati amerikan do të votojë pro ose kundër për të miratuar legjislacionin e ri të kontrollit të armëve.

Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar një fushatë të gjerë mbarëkombëtare mbi kontrollin e armëve, që pas masakrës së Konektikatit ku një i ri 20 vjeccar vrau 20 nxënës dhe 6 të rritur në një shkollë fillore.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)