Nuk kanë muguar përkrahësit e diktatorit Enver Hoxha as në ditën 73 vjetorit të çlirimit të Tiranës.

Ata janë shfaqur pas ceremonisë zyrtare të organizuar nga Bashkia e Tiranës për diten e çlirimit.

Me pankarta në duar, ku duken fotografi të Enver Hoxhës dhe flamuj të Partisë Komuniste, ata i kanë thurur lavde njeriu që sundoi me dorë të hekurt vendin për 45 vjet përpara Parlamentit dhe Ushtarit të Panjohur në kryeqytet.

Në të kaluarën, shfaqje të tilla kanë shkaktuar reagimin e opozitës, që ka akuzuar Edi Ramën se po përpiqet të rehabilitojë figurën e diktatorit.

[gallery]24728[/gallery]

Ekspozimi i fotove të ish-diktatorit dhe sloganet komuniste në ceremonitë përkujtimore të Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazistë, janë bërë tashmë një praktikë e përhershme. Jo më larg se dy muaj më parë, fotot e Enver Hoxhës ishin të pranishme edhe në festën e Pezës, me rastin e përkujtimit të Konferencës së Pezës. 

s.k/Shqiptarja.com