Kthehet "Gjallica", Shemsie
Kadria mashtron 2 gra të tjera

Kthehet Kadria mashtron 2 gra të tjera">
TIRANE - Ish-bosja e firmës piramidale, "Gjallica" Shemsie Kadrija, duket se nuk e ka harruar “zakonin e vjetër”. Gruaja e piramidave është paditur në gjykatë nga dy persona, pasi u ka marrë 4.3 milionë lekë e 2700 dollarë për dy apartamente. Në të njëjtën kohë, kompania që sipas saj po ndërtonte, nuk ekzistonte.Ajo akuzohet për mashtrim dhe ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2008.

Sot ka nisur procesi gjyqësor në ngarkim të saj pasi ishte denoncuar në polici nga dy gra, Esma Kapllani dhe Firdes Sulkollari, të cilat i dhanë lekë për apartamentet që në vitin 2008.
Shemsie Kadrija u ka marrë dy grave shumën e 43 milionë lekëve të vjetër dhe 2700 dollarëve amerikan, pasi u kishte premtuar dy apartamente, ndërsa firma e ndërtimit nuk ekziston fare në regjistrimin elektronik të QKR-së.

Për Shemsie Kadrien është marrë edhe masë arresti në Gjykatën e Tiranës, por ajo nuk është gjetur në adresën zyrtare të këtij institucioni të drejtësisë dhe për këtë fakt ajo është shpallur person në kërkim.

Avokati mbrojtës i ish-boses së Gjallicës, gjate seancës së sotme ka pranuar faktin se klientja e tij i ka marrë paratë, por e justifikoi atë se do t’i përdorte për përfundimin e pallatit dhe më pas do t’i siguronte apartamentet dy personave që bënë kallëzimin ndaj saj.

Pa mbushur ende një vit nga lirimi nga burgu, pasi vuajti dënimin për fajdet, Shemsie Kadria ka nisur aktivitetin e saj të mashtrimit.

SI U MASHTRUAN DY GRATE

Dosja penale e dorëzuar në Gjykatë, e cila është hetuar nga prokurori Gjergji Tako, bën të ditur, se në dy raste Shemsie Kadria ka arkëtuar para me anë të mashtrimit dhe në një rast, në vitin 2009, ka vënë në jetë skenarët që kishte përdorur edhe më parë deri në shkurt 1997, duke mbledhur para me përqindje. Hetimet ndaj saj kanë nisur në 2010, kohë kur dy gratë kanë denoncuar, pasi kishin vënë re, se “bosja” e pallatit nuk dukej gjëkundi, madje as nuk dinin se ky kishin apartamentet, për të cilat kishin paguar.

Dy gratë e mashtruara, Esma Kapllani dhe Firdes Sulkollari, kanë denoncuar, se mashtrimi në dëm të tyre ka ndodhur në vitin 2008. Asokohe ato ishin njohur me Shemsie Kadrien, e cila u bëri një ofertë që t’u porositë për blerje disa apartamente. Për t’u bërë sa më e besueshme, Shemsie Kadria u prezantoi dy grave të rëna viktimë e saj, edhe një grua femër tjetër, të cilën e ka prezantuar si financieren e saj, me emrin Violeta Qalliu. Sipas kallzimit Kapllani ka paguar 2.15 milionë lekë dhe Firdes Sulkollari 2.3 milionë lekë dhe 2700 USD, tek Shemsie Kadria. Madje, ajo iu ka dorëzuar grave edhe mandatarkëtime.

SHEMSIA MUND TE JETE LARGUAR NGA SHQIPERIA

Para një jave, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën për ish-bosen e Gjallicës. “Mashtrimi me pasoja të rënda” është akuza për të cilën do të përgjigjet gruaja, e cila që pas viteve `90, është përfolur vetëm për mashtrime, duke përfituar në këtë mënyrë edhe shuma të mëdha parash. Ndërkaq, Shemsie Kadria rezulton person i shpallur në kërkim, madje organet e drejtësisë nuk kanë asnjë adresë të saj se ku mund ta gjejnë. Shemsie Kadria mendohet se është larguar jashtë Shqipërisë. Ajo s’ka asnjë adresë, ndëra thuhet, se deri para pak kohësh ka jetuar në Durrës. Dyshimet e prokurorisë janë, se ajo mund të jetë larguar nga Shiqëria, megjithëse nuk rezulton në sistem.

Redaksia Online
(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë