TIRANË - Sot në orët e para të mëngjesit është kthyer në atdhe kontingjenti ushtarak “EAGLE-5”, i përbërë nga 45 ushtarakë të Batalionit të Forcës Speciale.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneral major Xhemal Gjunkshi, i uroi mirëseardhjen kontingjentit “EAGLE-5”, në emër të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, Forcave të Armatosura si dhe mbarë popullit shqiptar si dhe i përgëzoi ata për arritjet në përmbushjen me sukses të detyrës përkrah trupave të Aleancës.
Ai tha se "në misionin luftarak “EAGLE-5”, ju treguat aftësinë dhe profesionalizmin që ka Batalioni i Forcës Speciale për të vepruar si të barabartë me partnerët tanë në zonën e operacionit luftarak në Kandahar, Afganistan, duke kryer me sukses detyra nga më të vështirat dhe të njëjta me ato të Forcave Speciale të vendeve aleate".
Gjeneral major Gjunkshi u ndal edhe në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar para dy ditësh në nderim të veprës së “Dëshmorit të Atdheut”, Kapiten Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës në misionin COMBAT “EAGLE-4” në Kandahar, Afganistan. Ai tha se "në Batalionin Special të gjithë së bashku ne ndamë kujtimin e hidhur të rënies në detyrë të “Dëshmorit të Atdheut”, Kapiten Feti Vogli. Në shenjë respekti dhe nderimi për figurën e tij, ne ngritëm dhe vendosëm bustin e tij.
(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com