Kthehet në Kosovë e arta Majlinda
Kelmendi: Objektiv edhe 2 Olimpiada 

Kthehet në Kosovë e arta Majlinda<br />Kelmendi: Objektiv edhe 2 Olimpiada 
Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi është kthyer sot në Kosovë dhe është pritur me një ceremoni madhështore me nderimet më të larta, pasi i solli shtetit më të ri në botë medaljen e parë të Lojërave Olimpike.
 
Majlinda pas ceremonisë në një konferencë shtypi për mediat nga aeroporti i Prishtinës është shprehur mjaft e lumtur, ndërsa ka deklaruar se ka objektiv që të marrë pjesë edhe në 2 Olimpiada të tjera dhe të fitojë shumë tituj.
 
“Jam e kënaqur që bëra të lumtur popullin tim. E doja fitoren të shërbente si shembull për fëmijët.

Në finale isha e përgatitur për fitoren. Dua të marr pjesë edhe në 2 Olimpiada të tjera dhe të fitoj shumë tituj kampion në Europë dhe në botë në xhudo”u shpreh xhudistja kosovare.
 
Kelmendi ka falënderuar edhe trajnerin Driton Kuka për suksesin e arritur, pasi sipas saj, ishte ai që i ka paguar të gjitha shpenzimet në hapat e para të saj.
 
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri Isa Mustafa, i cili tha se Kelmendi meriton një përkrahje të jashtëzakonshme për atë që ka bërë për Kosovën.
 
Për medaljen e artë në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi pritet që të shpërblehet me një milion euro.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri