TIRANË- Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti e cila ka qenë dhe nismëtare e këtyre ndryshimeve ligjore ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Meta që ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për gjendjen civile”.
Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se përmes këtij vendimi, Presidenti Meta po pengon zhvillimin e vendit, pasi ligji për Gjendjen Civile që ai kthehu ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen .
“Presidenti vazhdon të jetë JO President! Të kthesh ligje që nxisin planifikimin urban është si t'i japësh zë ngadalësimit për zhvillimin e vendit. Ligji për Gjendjen Civile në lidhje me deklarimin e vendbanimit nuk cënon në asnjë pikë parlamentarizmin shqiptar dhe aq më pak të sjellë kaos në zgjedhje. Ligji në fjalë ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen duke ndihmuar sfidën demokratike të decentralizimit, të cilën mesa duket Presidenti JO President e konsideron në PARANOJË si një ligj që cënon statutin e partizës së tij”, thekson Gjylameti.
Deputetja socialiste i bën thirrje presidentit Meta që të mos fshihet pas Kushtetutës kur në fakt është ai që e cënon atë.
“Nuk mund të fshihesh pas Kushtetutës kur do t’i bësh keq kushtetutës, nuk mund të cënosh përfaqësimin kur do t’i bësh keq unitetit. Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtën legjitime të ushtrojë aktivitetin e tij aty ku vendbanon dhe kontribon si dhe të marrë të shërbimet e nevojshme nga institucionet qëndrore e vendore. Heqja e penalitetit ka treguar që nxit formalizimin dhe përmirëson planifikimin më të mirë të investimeve dhe shërbimeve ndaj tyre. Barazia, përfaqësimi i komuniteteve dhe diversiteti është shembull unikal i demokracive. Ndaj Presidenti JO President Ilir Meta duke kthyer këtë ligj sot tregon dobësinë e madhe dhe mosmirënjohjen për origjinën e tij, të cilën e ndalon sot të integrohet”, shprehet Gjylameti.
Gjatë prezantimit të nismës në Kuvend, deputetja nismëtare Gjylameti sqaroi se nëpërmjet amendimeve të ligjit ekzistues “Për gjendjen civile” synohet shfuqizimi i masës administrative të vendosur për mosregjistrimin e vendbanimit të ri brenda një afati 30-ditor. Sipas, Gjylameti, heqja e masës administrative do të sjellë adresimin dhe ndarjen më të mirë të investimeve publike në të gjithë vendin.
Ilir Metmuti hajduti
Përgjigju