‘Kthejini nga kanë ardhur’, Trump ekzalton mbështetësit dhe akuzon ligjvënësit si ‘antisemitë’ (VIDEO)

Gjatë një tubimi, pjesë e fushatës elektorale për Presidencialet e vitit 2020, Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar edhe njëherë të zgjedhurat në Dhomën e Përfaqësuesve, Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib, Ayanna Pressley dhe Ilhan Omar, ndërsa mbështetësit e tij thërrisnin “ I ktheni andej nga kanë ardhur”.

Ndërsa presidenti amerikan sulmonte katër ligjvënëset që e kanë akuzuar Trump si racist, objektiv i synuar dhe i shpeshtë i zemërimit të presidentit, ishte Ilhan Omar.

Trump e ka akuzuar Omar-in, një refugjate somaleze që u bë qytetare amerikan, duke e fajësuar për sulmet terroriste kundër Amerikës.

“Omar ka njollosur pjesëtarët e Shërbimet e SHBA të përfshirë në Black Hawk Down," tha Trump, duke iu referuar ndërhyrjes së dështuar amerikane të vitit 1993 në  Mogadishu, - “ajo ka fyer amerikanët e guximshëm që po përpiqen vendosin paqen në Somali si dhe ka minimizuar sulmet e 11 shtatorit në atdheun tonë duke thënë se “disa njerëz kanë bërë diçka”- ka shtuar presidenti amerikan.

Turma e ekzaltuar nga fjalimi i presidentit thërriste “kthejni andej nga kane ardhur” duke iu referuar një postimi në Twitter të Trump, ku ai i drejtohej 4 grave me fjalët: “nëse jeni të pakënaqura, kthehuni andej nga keni ardhur”

Reagimet gjithnjë e me shumë me tone të ashpra të presidentit Trump, vijnë një ditë pasi Kongresi me shumicë demokrate, miratoi një rezolutë e cila dënon sulmet raciste të Presidentit Trump kundër anëtarëve progresiv të pakicës.

Drita e gjelbër u ndez në fund të një seance të furishme, gjatë së cilës Nancy Pelosi u akuzua nga kolegët e saj për shkelje të rregullave në fuqi, të cilat ndalojnë përcaktimin e presidentit me termin racist apo duke thënë se ai poston komente raciste.

Përplasja e fundit mes presidentit dhe demokratëve ka gjasa të jetë një prelud i fushatës presidenciale të vitit të ardhshëm.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë