Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë herë në Eurovizion 2019 do të jetë këngëtarja Jonida Maliqi. Jonida pritet të këndojë në pjesën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale në Eurosong, më datën 16 maj.
Ndërkohë është publikuar klipi i këngës përfaqësuese ‘Ktheju Tokës’ që mban një mesazh autentik lidhur me emigracionin. Klipi duket mjaft mirë i realizuar mes flakës e ujit ndërsa Jonida shfaqet e veshur me fustan bexhë të stilistit Ardi Asllani.
‘Eurovision’ do të organizohet në Tel Aviv të Izraelit, për të shpallur fituesin mes 42 vendeve konkurruese në 18 maj. Jonida Maliqi do të këndojë në gjuhën shqipe.
Europa ka hallet e saj, nuk ja ndjen fare për Hallet e Shqipëtarve të krijuara nga politika e tyre. Këngë pa pikën e Pozitivitetit që aq shumë dëshirojn Europianët. Skualifikohet direkt që natën e parë.
PërgjigjuSi nuk mesuam te bejme njehere muzikë dhe tekst te thjeshte me gjera e situata gazmore por gjithnjë dramë? Dramë dhe vetëm dramë thua se kushedi se c farë.. Hahahahahaha!
PërgjigjuShpresoj ta kete bere Video clipin ne Shqiperi ,duke reklamuar vendin tone!Keto jane okazione qe s"duhen humbur,per te promovuar Shqiperine Turistike.,etj!
Përgjigju