Vetëm një ditë pas vendimit të papritur të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të vizituar Kosovën, kjo e fundit ka vlerësuar pozitivisht vizitën. Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje Kreut të Shtetit Serb për të vizituar Kosovën, vizitë që vjen pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç, në Mitrovicë të Kosovës.
Presidenti Vuçiç do të mbërrijë në Kosovë fundjavën e ardhshme, ndërsa lajmi dhënien leje nga qeveria është konfirmuar nga KTV.
/Shqiptarja.com
Presidenti Vuçiç do të mbërrijë në Kosovë fundjavën e ardhshme, ndërsa lajmi dhënien leje nga qeveria është konfirmuar nga KTV.
“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, Shef i Kabinetit dhe Këshilltari Lartë i Zv/Kryeministrit dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Presidenti serb Vuçiç ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme.
d.c./shqiptarja.com






