Kthesa/Patozi mbron Bashën
nga Rama për “zogjtë e korbit”

Kthesa/Patozi mbron Bashën<br />nga Rama për “zogjtë e korbit”<br>
Astrit Patozi, kundërshtar i ashpër i Lulzim Bashës për kreun e PD-së, kësaj here i ka dalë në krah opozitës duke e mbrotjur nga akuzat e kryeministrit Edi Rama.

Rama, ghatë fjalës së sotme në Parlament, iu drejtuar Bashës dhe opozitës së janë bërë si zogj korbi, që sulmojnë qeverinë se u ka hequr ndoihmën socialëve njerëzve që në fakt janë të rinj dhe të aftë për punë.

Në një postim në Facebook, Patozi bën një metaforë duke goditur qeverinë:

EDI RAMA KISHTE TË DREJTË... Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit. Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë. A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?” – shkruan ish-deputeti i djathtë.

patozi

Postimi i Astrit Patozit në Facebook, shoqëruar me foton e një korbi të zi

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'