Kthesë e Bashës, paralajmëroi bojkot por nis përgatitjet për zgjedhjet, cakton grupet e punës (Emrat)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka lënë të hapur si opsion bojkotimin e zgjedhjeve vendore nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës gjatë diskutimeve për reformën zgjedhore, ndërsa në skenë tashmë është edhe vettingu në politikë.
Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë një mbledhje
Kthesë e Lulzim Bashës. Partia Demokratike nis përgatitjet në bazë për zgjedhjet e ardhshme, ato vendore të qershorit 2019, ndryshe nga sa ishte paralajmëruar nga kryedemokrati për t'i bojkotuar ato. Basha ka zhvilluar sot një takim në selinë me deputetët dhe drejtuesit e strukturave të partisë ku në fokus ka qenë organizimi i brendshëm i PD.
"Shqiptarja.com" mëson se Basha ka caktuar emrat që do kryesojnë grupet e punës në rretheve. Në Tiranë, çdo deputet i PD do kryesojë nga një njësi të kryeqytetit si Aldo Bumçi, Albana Vokshi, Grida Duma, Halim Kosova, Gerti Bogdani, Orjola Pampuri, Jorida Tabaku etj.
Ndërsa në rrethe drejtimin e grupeve të punës Basha ia ka besuar kastës së vjetër të demokratëve si Flamur Noka në Shkodër, Edi Paloka në Kukës, Fatbardh Kadilli në Vlorë, Edmond Spaho në Elbasan, Oerd Bylykbashi në Durrës dhe Arben Ibro në Lezhë.
Drejtuesit e Tiranës:
Aldo Bumçi Njësia 1
Grida Duma Njësia 9
Jorida Tabaku Njësia 8
Albana Vokshi Njësia 7
Halim Kosova Njësia 5
Gert Bogdani Njësia 3
Rudina Hajdari Njësia 11
Orjola Pampuri Njësia 10
Drejtuesit e grupeve të punës në rrethe:
Edi Paloka - Kukës
Flamur Noka - Shkodër
Arben Ibro - Lezhë
Fatbardh Kadilli - Vlorë
Edmond Spaho - Elbasan
Oerd Bylykbashi - Durrës
Fillimisht, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, la të hapur si opsion bojkotimin e zgjedhjeve vendore nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës gjatë diskutimeve për reformën zgjedhore, situatën kriminale, ndërsa në skenë tashmë është edhe vettingu në politikë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
54.8%
-
Jo
32.6%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Korreshi zbulon në Report Tv: Drejtuesit e qarqeve nuk do futen në primaret e PD
22 Janar, 18:22
-
Ylli Pata: Pse Grenell takoi vetëm Luzim Bashën nga opozita?
22 Janar, 18:16
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
‘Raporti i OECD, thirrje për ndryshim në shëndetësi’, Basha: Programi ynë, parashikon një rikonceptim të mirëstudiuar sipas nevojës së qytetarëve, jo xhepit
22 Janar, 13:05
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Doçi në Report Tv: Sali Berisha arkitekt i masakrës së 21 janarit, dha urdhër që të vriteshin protestuesit! Prendi e ka shitur në SPAK
21 Janar, 17:51
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Berisha me sytë nga Donald Trump për "non gratën", por në festë ishte Lulzim Basha! Takime me zyrtarë USA për forcimin e bashkëpunimit strategjik
21 Janar, 10:24
-
Jakin Marena: Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK
20 Janar, 19:21
-
‘Binom i pandarë me Ballën’, Basha i përgjigjet sulmeve të Berishës: Të përshëndes nga Uashingtoni doktor pazari
20 Janar, 16:09