Kthesë e re në kërkimet për shqiptaren e zhdukur në Greqi, babai i saj: Hetimet po zvarriten me qëllim! Vajza të na thërrasë nëse është gjallë

Kthesë e re në kërkimet për shqiptaren e zhdukur në Greqi, babai i saj: Hetimet po zvarriten me qëllim! Vajza të na thërrasë nëse është gjallë

Artemis Vasilis

Pas dëshmisë së një gruaje e cila tha se e kishte parë në Suedi shqiptaren Artemis Vasili e cila është zhdukur pas dy vitesh, babai i kësaj të fundit ka bërë një thirrje që vajza e tyre t’i kontaktojë nëse është gjallë dhe nëse e ka të mundur një gjë të tillë.

Mediat greke shkruajnë gjithashtu se babai i 22 vjeçares të zhdukur, beson se dikush në zonën e tyre ku jetonin në Koropi të Greqisë, ka dijeni për rastin dhe akuzoi autoritetet se po zvarrisin hetimet.

“Dikush e di për vajzën time në Koropi dhe po e fsheh Dua të bëj një thirrje për vajzën time. Nëse na dëgjon, nëse lejohet. Të na thërrasë dhe të na tregojë se se është gjallë, nëse lejohet ”, tha babai i saj me lot në sy.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, një shqiptare telefonoi për emisionin grek ‘Star’ dhe deklaroi se e kishte partë Artemisën së bashku me disa persona të tjerë në Suedi me të cilët fliste shqip dhe anglisht. Ajo zbuloi se në momentin që e thirri në emër, personat që ishin me të e morën të renë dhe u larguan.

Sipas dëshmitares, Artemis po mbahej kundër dëshirës së saj nga një grup personash në Suedi. Ajo shtoi se me të ishte një djalë dhe një vajzë që i flisnin në shqip dhe greqisht dhe sapo kishte tentuar t’i bënte një foto, e kishin hipur në makinë dhe ishin larguar.

“E pashë Artemisin në një qendër tregtare në Goteborg, jam i sigurt se ishte ajo. E pashë shumë afër, dy hapa më tutje, dëgjova greqisht. Me të ishte një vajzë tjetër dhe një djalë. I tha “hajde Emi...” Unë kthej kokën dhe i them “je greke?”, se u gëzova kur dëgjova greqisht. Ajo ishte e dobësuar, e veshur me një shall leshi me një kapak sipër. Vajza tjetër i foli në shqip. Di shqip edhe greqisht dhe e kuptova. Unë isha pranë Artemisës dhe nuk më përgjigjen fare, vetëm djali i thoshte diçka. Kur e pyeta nëse ishte Artemis, vajza tjetër që ishte me të e tërhoqi dhe i tha në shqip të largohej. Unë shkova në makinë për të marrë celularin për t'i bërë një foto menjëherë, por edhe ata hipën në makinën e tyre dhe u larguan. Kam arritur të ruaj vetëm tre shifrat e fundit të numrit suedez ”, tha dëshmitarja.

Më 19 tetor 2020, Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe. Pavarësisht deklaratave të mëhershme për të, duket se këtë herë, angazhimi për dëshminë e dhënë është shumë serioz pasi janë njoftuar shërbimet konsullore dhe ato të Interpolit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja