Tetë persona nga Turqia u gjetën duke punuar pa leje në një apartament në Tiranë të kthyer në call center, ndërsa një grua e huaj me inicialet S.Y, që organizonte këtë aktivitet është vënë nën hetim.
Ajo dyshohet se i kishte punësuar për të bërë telefonata dhe për të ofruar shërbim ndaj klientëve
Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj, S. Y., pasi dyshohet se kishte punësuar në mënyrë të paligjshme, 8 shtetas turq, për të ofruar nëpërmjet thirrjeve telefonike, shërbim ndaj klientëve, në një apartament të përshtatur për këtë aktivitet."
Komente










