Shtatë persona janë arrestuar të dyshuar si autorët e shpërthimit të lëndës plasëse në automjetin e Oltjon Klosit më 10 mars, ngjarje e ndodhur në rrugën “Vasil Ndocka” në kryeqytet. Klosi është një person me precedent penal, e dyshohet se motiv për vënien e tritolit të jetë aktiviteti i tij në Spanjë.

Të arrestuarit janë Jurgen Gjonaj, 32 vjeç, Renato Balla, 25 vjeç, Kristjan Ahmerama 24 vjeç dhe Eklips Leti 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim; dhe Glentjan Kojtari 29 vjeç, Dorjan Hamolli 34 vjeç dhe Geris Molla 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim.

Porositësi i vendosjes së tritolit dyshohet se është Sabah Nuzi, i burgosur në burgun e Fushë-Krujës dhe i akuzuar si vrasës me pagesë e të tjera vepra të rënda penale. Nuzi është pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës dhe i akuzuar si ekzekutori i 22-vjeçart Klevis Lleshi më 2020 për llogari të Hoxhës.

32-vjeçari Jurgen Gjonaj është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive i ndihmuar nga Kristjan Ahmerama, Renato Balla dhe Eklips Leti, duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërsa Geris Molla, Dorjan Hamolli dhe Dorjan Hamolli kanë shoqëruar me automjet Jurgen Gjonajn për të vendosur tritolin.

Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas burimeve pranë policisë dyshohet se janë para të pazareve të drogës.  Klosi pretendonte se e kishte shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Porosia”.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në automjetin në pronësi të një shtetasi.

Vihen në pranga 7 shtetas, të përfshirë në ngjarje, në formën e një grupi të strukturuar kriminal, shtetas me precendent të theksuar kriminal.

Sekuestrohen biçikleta e përdorur në ngjarje, rrobat e autorit të përdorura gjatë saj, automjetet me të cilat kanë lëvizur të dyshuarit dhe aparatet celularë të tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku në automjetin në pronësi të shtetasit O. K. shpërtheu një sasi lënde plasëse (me pasoja vetëm dëme materiale), kanë organizuar operacionin policor “Porosia”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, administrimit të provave në vendngjarje, si dhe këqyrjes së kamerave në akse të ndryshme rrugore përmes të cilit dyshohet se mund të ishin larguar autorët, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve proceduriale për këtë rast:

-u ndaluan shtetasit J. G., 32 vjeç, R. B., 25 vjeç, K. A., 24 vjeç dhe E. L., 27 vjeç, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, e kryer në bashkëpunim;

-u ndaluan shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, e kryer në bashkëpunim;

-u bë ndalimi me iniciativë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv” ndaj shtetasit S. N., 33 vjeç, aktualisht në IEVP.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi J. G. është personi që ka vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive, i cili është ndihmuar nga shtetasit K. A., R. B. dhe E. L., duke i  siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur. Ndërkohë, Shtetasi S. N., aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit O. K.

Më tej, shtetasit G. K., 29 vjeç, D. H., 34 vjeç dhe G. M., 19 vjeç, kanë transportuar me automjet, më datë 10.03.2026 autorin e vendosjes së eksplozivit, shtetasin J. G.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:20
Urdhëroi t’i vendosej tritoli në makinë/ Konflikti mes Sabah Nuzit dhe 36-vjeçarit për pazaret e drogës, shkak një borxh prej 15 mijë eurosh

1773648989_policiaporosia.jpg

Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej 15 mijë eurosh, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema. Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas burimeve pranë policisë dyshohet se janë para të pazareve të drogës.

 Klosi pretendonte se e kishte shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro. Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që ti vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.

Ora 09:58
Vendosi dhe shpërtheu tritolin në automjetin e Oltjon Klosit, Report Tv siguron foton e 32-vjeçarit

1773651522_jurgengjonaj.jpg

Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar foton e 32-vjeçait Jurgen Gjonaj, personi i cili dyshohet se ka vendosur dhe shpërthyer tritolin në automjetin e Oltjon Klosit. Gjonaj është ndihmuar nga 6 persona të tjerë, ndërsa lëndën plasëse e vendosi për llogari të Sabah Nuzit.

Ora 09:38
Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës, Sabah Nuzi vrasës me pagesë! Ekzekutoi të riun për llogari të Aurel Hoxhës

Sabah Nuzi dyshohet se është porositësi i tritolit që iu vendos automjetit të 36-vjeçarit Oltjon Klosi më datë 10 mars në kryeqytet. Nuzi është arrestuar më 26 shtator të vitit të kaluar i dyshuar si pjesë e grupit kriminal të Aurel Hoxhës, porositësi i vrasjes së 22-vjeçarit Klevis Lleshi. Sabah Nuzi ka luajtur rolin e ekzekutorit në këtë ngjarje.

Nuzi rezulton me precedentë të theksuar kriminale. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.

Aktualisht Nuzi ndodhet në burgun e Fushë-Krujës i akuzuar për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Fshehja ose asgjesimi i kufomës”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Organizata kriminale”.