4 ditë pasi vendosi të kthejë në Kuvend, dekretin për buxhetin e vitit 2019, ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta. Presidenti tha sot se kërkesat e studentëve janë legjitime dhe të drejta, dhe se Kuvendi i Shqipërisë duhet të reflektojë për të realizuar kërkesat e studentëve.
“Kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime, zëri i tyre të dëgjohet. Kuvendi do të reflektojë për realizimin e kërkesave të studentëve. Pasuria më e madhe e vendit që duhet t’i kushtojmë vëmendje është rinia. Duhet të bëjmë ndryshim për investim tek të rinjtë.”- u shpreh Meta.
Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend 4 ditë më parë, dekretin për Buxhetin e Shtetit për vitin 2019. Arsyeja sipas Metës ishin kërkesat e studentëve të cilët kërkojnë rritje me 5% të GDP-së për Arsimin. Ndërkohë që për këtë çështje, sot në mbledhjen e grupit, socialistët dolën në përfundimin se do t’a rrëzonin në Kuvend dekretin e Metës dhe se do e kalojnë buxhetin për vitin 2019. “Dekreti nuk ka lidhje me studentët. Ne nuk mund ta miratojmë. Kjo nuk i zgjidh çështjet”- tha kryetari i grupit të PS, Taulant Balla, sot në mbledhjen e PS.
Ne rradhe te pare nuk ma merr mendja se z. Rama eshte me socialist se Z. Meta. Ju garantoj sepse i njoh nga afer te dy. Tek PS e respektojn me shum Ilirin por Edin e kan frik. Iliri eshte i lidhur ngusht me Ruçin, dhe sa here qe e ka Edi ngusht punen qon Ruçin ne takim me Meten. Meta ne 1996 ishte i vetmi nga PS qe doli deputet direkt. Te tjeret me liste. Ndera te medha i ka ba socialisteve dhe kur ishte ne pushtet me Berishen. E Ilirit nuk ja harojn. Eshte per tu pas shok.
PërgjigjuPresident FLORIRI, ske faj ti por Edi qe beri president nje hajdut si ti. Shkruaj siper presidences L S I..... plere....
Përgjigju