Ktheu shtëpinë në dyqan kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Ktheu shtëpinë në dyqan kokaine, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

Foto ilustruese

Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një 24-vjeçar shqiptar i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike pasi shiste kokainë nga shtëipa e tij.

24-vjeçari me iniciale K.P. e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë kokainë pasi furnizohej vetë me lëndën narkotike dhe më pas e ndante atë në doza të vogla, 80 euro për gram dhe ua shiste klientëve të tij.

Policia mundi ta identifikonte pas ndjekjes që i bënte klientëve që shkonin tek shtëpia e të riut, të cilët vinin vet dhe blinin produktin në shtëpinë e tij në Teramo.

Pas kërkesës së prokurorit, gjykatësi i Teramos nënshkroi fletarrestimin kundër 24-vjeçarit. Sipas hetuesve, tregu i vënë në shtëpi ishte veçanërisht fitimprurës dhe realizohej brenda një kohe shumë të shkurtër, duke përdorur metoda të shitjes me pakicë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim