Ktheu tre ligjet, Isaraj: Nishani
është vetëm një kapter i PD-së

Ktheu tre ligjet, Isaraj: Nishani<br />është vetëm një kapter i PD-së
Zëvendës ministri i Drejtësisë Arben Isaraj ka reaguar për kthimin  e tre ligjeve nga presidenti Bujar Nishani. Në një status në rrjetin social Facebook, Isaraj shkruan se Nishani është vetëm një kapter i PD-së dhe me vendimet e tij po kthen pas Shqipërinë.

“Prapa ktheu Shqipëri ! Mbrapa marsh ! Vazhdon prapë i njëjtë, urdhri absurd i "Njëshit", që u nis për Komandant të Shqipërisë dhe u bitis në kapter të PD-së. Presidenti ka fuqinë e vetos, që do të thotë se ai mund të ndalojë legjislacionin e miratuar të bëhet ligj. Fuqia e vetos presidenciale është vetëm një nga ndarjet e shumta të pushtetit, ose e "kontrollit dhe balancimit" të qeverisjes.  Por .....kjo ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe jo në Shqipërinë parlamentare. Në Shqipëri, Noteri i Shtetit sipas Kushtetutës nuk mund të bllokojë e ndalojë procesin e ligjbërjes”, shkruan zëvendës ministri i drejtësisë.  

Isaraj punën e presidentit dhe qeverisë e lidh me funksionimin e një familje

“Le të themi se vëllai juaj është Qeveria, ju jeni Kuvendi dhe prindi juaj është Presidenti. Vëllai juaj propozon dhe kalon një ligj ku thuhet se juve dhe vëllait tuaj, duhet tu jepet 2000 lekë si ndihmë nga prindi juaj, në javë.  Projekt-ligji i qeverisë dërgohet në Kuvend për votën tuaj, dhe sigurisht ju do ta kaloni atë.  Në mënyrë që ky projekt-ligj familjar (shteti është një) të bëhet "ligj", presidenti (prindi) duhet ta kalojë atë. Megjithatë, Presidenti mendon se është një shumë e madhe si ndihmë financiare dhe e kthen vetëm një herë për rishikim. Ju pastaj e rishikoni ligjin, për 1000 lekë në javë si ndihmë, ose e lini në fuqi 2000 lekëshin. Presidenti (prindi juaj), ndjehet ose jo mirë e pranon zgjidhjen dhe e noterizon vullnetin Tuaj duke nënshkruar ligjin me njerëzillëk apo me memecllëk (Kushtetuta e thotë)”, shkrun Isaraj i cili thekson se dhe për sa kohë presidenti do të marrë urdhra nga PD.





Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë