Kthim në ‘shtëpi’ pas 33 vitesh, emigranti hap bujtinë në Berat: Në Itali u bëra kuzhinier, aktorët e Hollywood kanë ngrënë nga duart e mia

Ishte vetëm 19-vjeç  kur emigroi në Itali në vitin 1991. Asokohe braktisi shërbimin ushtarak dhe me anije u largua bashkë me shokët drejt tokës së premtuar.

“Kur mbërritëm në Durrës ishte një rrëmujë e madhe. Kudo polica qen turma njerëzish me të keq hipëm në anijen Panama. Këtu filloi aventura emigrimit. Mbërritëm në Bari na futën në një kamp të gjithë të rinj gra, fëmijë. Gjatë natës dëgjuam që edhe mund të na kthenin u nisa me shokët me tren duhet patur parasysh nuk dinim gjuhën Italiane vetëm dy tre fjalë me aq sa kishim mësuar nga filmat apo radio në mënyrë të fshehtë. Mbritëm Milano në një tip hoteli për ne kujdeseshin murgeshat. Aty na thirrën kush dëshiron të futet gazhinë për larë pjata enët unë shkova pasi më interesonte mësoja gatimet dhe gjuhën”.

Namik Kocaqi rrëfen për Report Tv se e nisi punën në Itali si pjatalarës por arriti të mësojë zanatin e kuzhinierit. Për disa vite ka punuar e jetuar në zonën turistike të Milanos, pranë liqenit të Comos bashke me familjen.

“Kështu shumë shpejt u bëra kuzhinier i parë duke afruar pran vetes shokët e mi. Më pas vijova në lokal ku vinin vipat diku në Komo tregon me modesti se aty vinin gjithë futbollistët me emër apo aktorët e hollivudit dhe VIP-at e Shqipërisë. Kanë ngrënë nga dora ime vipa, por gjithmonë kamerierët marrin meritat shprehet duke qeshur. Tregon se kur kishte ikur nga Shqipëria kishte lënë një shoqe të cilën nuk e harroi por një ditë u kthye dhe vendosi të lidhi fatin me të. Kështu të dy u vendosën punuan 33 vite në Komo Itali ai kuzhinier dhe gruaja e tij Bariste”, shprehet ai.

Lidhjen me Beratin, vendlindjen e tij nuk e humbi asnjëherë, derisa vendosi të kthehet nga emigrimi pas 33 vitesh për të ngritur një biznes familjar. Shtëpinë e vjetër e ka kthyer në bujtinë, ku tashmë italianët e jo vetëm i mirëpret si turistë duke ofruar shumëllojshmëri të gatimeve.

“Tregon se u kthye plot shpresë se edhe këtu jetohet. Shumë italianë që kishin vizituar Beratin më thonin ç’kërkon në Itali Berati shumë i bukur. Vendosa ta kthej banesë Guest house ndërsa guzhinën e bëjmë vetë. Tregon sesi ai bën gjitha llojet gatimeve madje akulloret e famshme...ku ka dhe specialitete të krijuara nga ai vetë. Kur e pyet nëse do të donte të largohej sërish ai shprehet buzagaz të rinjtë le ta provojnë fëmijët le të rinë por unë jo jam shumë mirë kam shpresë që do na eci mbarë”.

Namik Kocaqi vendosi të rikthehet duke parë zhvillimin e turizmit në Shqipëri, e sidomos në qytetin e tij, që vizitohet çdo vit nga mijëra të huaj. 52-vjecari shpreson që të ndalet vala e emigrimit dhe të rinjtë, të punojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lamtu mire: 08/07/2024 08:14

    Urime per i iciativen dhe pergatit ndnj Euro per keta te tatimeve se po te presin me padurim.Mundohu ti japesh mire se ka rene dhe euro ndryshe keta te cojne mesazh te EAlbania me fature gjobe sa 1/2 investimit tend si mikpritje fillestare.

    Përgjigju
  • Isa: 08/07/2024 06:26

    Ore po komentet negative perse I beni? Tjetri ka vendosur te investoje ne vend te vit dhe ju se lini rehat Hallall Noku brus ta bej zoti

    Përgjigju
  • AltinTop: 07/07/2024 17:16

    Ore si nuk dalin ne interviste keto mijera qe ikin (sipas Censit) por keto qe kthehen…

    Përgjigju
    • Or tej: 08/07/2024 06:22

      Sepse keto numerojne vetem ata qe hyjne or teeeejjjjj

  • Lorenc: 07/07/2024 12:45

    Edhe un mir isha ne Berat,por halli i par qe te del te rjepin si kedhi te gjitha zyrat,jan mafjoze vetem lek duan,arsim shendetesi zero,po te zuri halli me spitalet vdes per nje asperin,kaq te poshter jan,,,

    Përgjigju
  • sapa: 07/07/2024 12:38

    Dhe mbi te gjitha o kuzhinier ke shtet te vertete ate qe nuk e kishe ne Itali por do e perjetosh vete!

    Përgjigju
  • nasi: 07/07/2024 12:20

    BRAVO..GURI I RENDE NE VENDIN E TIJ,,,ITALIA ESHTE NJESOJ SI SHQIPERIA,,,RROGA 800-900 EURO....SHQIPERIA KA EKSPANSUON NE TURIZEM...

    Përgjigju
  • Luani: 07/07/2024 11:18

    Pune per te cfare ben me jeten dhe kursimet e veta. Une per vete nuk do kthehesha ne Shqiperi por nuk mund ta gjykoj tjetrin se nuk ia di kushtet personale te punes dhe te jetes ne emigrim. Njerezit me te padurueshem ne Shqiperi jane ata qe duan te ikin ne teori, por ne praktike jane shume dembele per ta bere, keshtu qe iu çirren te tjereve.

    Përgjigju
  • Sadiku: 07/07/2024 11:09

    poooooo ikni mer ju te gjithe,lereni kete vend rehat se ja moret frymen…shqiperia prej shqiptareve si ju nuk ben…tjetri ka ardhur,ndoshta edhe per ti cuar ato kursime dem,por ashtu ka mare vendimin…ju jeni te gjithe mjeshtra te falimentuar…nuk ja keni haberin si te krijosh dicka…un kam 7 vjet qe punoj ne kulinari ne shqiperi e nuk kam hasur ndonje problem,paguaj taksat,jam i rregullt ne cdo procedure dhe nuk e reuaj per njeri kushdo qe te vije,thjesht shikoj punen time…ah se harrova edhe restoranteve ngjitur qe kam shum mire i ecin punet,e me behet qjfi dhe per to…lerini njerezit te bejne cte duan se per te dhene mend jeni te paret ju,edhe te beni edhe gjyqin…ju jeni te gjithe komunista,per vete skeni i cap buk me honger,rendesi ka me inprish pune tjereve…urime kolego e te shkofte mbare…tung

    Përgjigju
    • Brian: 07/07/2024 13:36

      O Dicku, ne çfare zone e ke restorantin? Pyes si klient.

  • Tani: 07/07/2024 10:47

    Ne Alb cdo gje eshte e Zeze, ishalla te ecen por edhe po te eci nje dite do ti humbasesh te gjitha. Kush eshte i mencur po ilen kurse ti na kthehesh. Te pakten pasi ta kushposh qe ketu jeta eshte humbje ke mundesi tja follosh nga e para perseri ne itali sepse besoj qe pasaporten e ke marre.

    Përgjigju
  • Kristi: 07/07/2024 10:46

    Ha bar dhe jonxh ne Berat tani, se turistet nuk jane gjat gjith vitit. Njerezit po ikin ti kthehesh , hajde myqyryf hajde, po ctu desh o lumadh ????

    Përgjigju
  • Çelepias harku: 07/07/2024 10:10

    Ja dhe i biri i fuksit kthehet në vendlindje

    Përgjigju
    • Kristi: 07/07/2024 10:50

      Ca thua o gjithdituri Enverit ti!

  • Te prifte e mbara: 07/07/2024 09:42

    Nese ke gatuar per aktorer e Hollywood, tani do gatuash per karakteret e vertete te atyre filmave, si Tony Montana, the Goodfellas, Corleone, dhe Al Capone. Ne fund do te abonojne ne sistemin e tyre te gjobave per nderin e madh qe te lene restorantin hapur. Zoti te dhente fat edhe kurajo qe te mos te kthehet endrra ne mankth.

    Përgjigju
    • Or tej: 07/07/2024 18:03

      I ke rene pikes or teeeejjjjj

  • Genti: 07/07/2024 09:32

    Gabim ke bere dhe mund ti keshe cuar kursimet dem. Ke degjuar cfare thote Ramziu qe rroga 900 euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion