Radhë të gjata dhe kaos në zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike dhe kartat e identitetit në Lezhë. Kthimi i emigranteve ka shtuar kërkesat për dokumentet biometrike dhe prej disa javësh këtu është njëjta panoramë

Qytetaret kërkojnë shtim të sporteleve të aplikimit për të shmangur pritjet e gjata

"Po presim për të aplikuar për karta. Nuk po ecën puna fare, s'po lëviz njeri", tha një qytetar.

"Duhet të ketë më shumë sportele", tha një qytetar

Në bashkinë e Lezhës janë vetëm dy qendra aplikimi për pasaporta biometrike dhe karta identiteti.