Kthimi i pronave, OSBE:
Legjislacioni është konfliktual

Kthimi i pronave, OSBE: <br />Legjislacioni është konfliktual
TIRANE- Ambasadori i OSBE-së Wollfarth e cilëson procesin e kthimit të pronës si një proces të komplikuar.

 I pranishëm në konferencën e gjashtë të të komisioneve parlamentare të integrimit europian të shteteve pjesëmarrëse në procesin e stabilizim Asocimit, që u zhvillua sot paradite në Tiranë, ambasadori Wollfarth u ndal dhe në cështjen e pronës, një ndër 12 prioritetet e vendosura nga BE për integrimin.

“Më lejoni të ngre edhe çështjen e reformës së pronës – një temë që ka rezultuar të jetë problematike në mos për të gjitha vendet e rajonit, për shumicën e tyre. Kjo është sigurisht një çështje që e njohim mirë, pasi ajo është pjesë e mandatit tonë. Aktualisht, legjislacioni konfliktual dhe mungesa e vazhdueshme e harmonizimit e ka bërë reformën e pronës më të komplikuar, është bërë pengesë për zbatimin efikas të ligjeve dhe akteve të detyrueshme nënligjore, dhe ka vonuar proceset ligjore duke çuar në rënie të sigurisë ligjore.”- nënvizoi ambasadori Wollfarth.

Shefi i OSBE-së në Tiranë përgëzoi qeverinë për nxjerrjen e versionit paraprak të strategjisë së saj të reformës së Pronës. “Ne shpresojmë që Strategjia të përcaktojë politika që do të mundësojnë regjistrimin fillestar dhe përcaktimin e statusit ligjor të pronave. – përfundoi ai.

TOPI: PRONAT JANE GANGRENE
Procesi i kthimit të pronave ka qenë dje në qendër të kritikës edhe të presidentit Topi. Pas takimit me ambasadorin e OSBE Wolfarth, Presidenti kritikoi ashpër ndryshimet e shpeshta të ligjit të pronave vitet e fundit, duke e bërë atë të vështirë për aplikim. "S'mund të jetë luks i politikës që ta trajtojë çështjen e pronës si të dojë, duke dalë akte administrative pafundësisht, sa që dhe specialisti më i mirë i çështjes së pronave, e ka shumë të vështirë të orientohet, kur një herë në muaj, një herë në dy muaj, dalin akte administrative dhe shtojnë konfuzionet. Pra, politika, institucionet duhet t’i bëjnë gjërat më të thjeshta, t'i bëjnë më transparente dhe të ekspozojnë tek shqiptarët të gjithë panoramën, të cilën ne e kemi të nevojshme", tha Topi.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali