Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë 

Kthimi i tatimit të parapaguar për profesionet e lira, Tabaku: Fitore e PD dhe e tyre përballë një shumice arrogante, të bashkuar triumfojmë 

Jorida Tabaku

Fitore për profesionistët e lirë e quajti deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, votimin në parlament më 19 dhjetor 2024 të aktit normativ “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” që erdhi si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për profesionistët e lirë. 

Në mesazhin e saj, Tabaku ndalet në betejën 10-mujore të Partisë Demokratike për të mbrojtur 30,000 profesionistët e lirë, duke përfshirë kontabilistët, inxhinierët, noterët, mjekët, infermierët dhe programuesit, të cilët u përballën me një takes, sipas saj, të padrejtë dhe antikushtetuese. 

“Partia Demokratike dhe profesionistët e lirë ia dolën të fitojnë një betejë të vështirë, duke sfiduar një qeveri që ka shkelur me dy këmbë të drejtat e qytetarëve të saj. Kjo fitore na bën krenarë, jo vetëm sepse mbrojtëm profesionistët e lirë, por sepse dëshmuam se edhe përballë një shumice arrogante, drejtësia dhe bashkimi mund të triumfojnë. Kjo fitore është një mësim për ne dhe për shqiptarët. Një mësim se fuqia e bashkimit dhe e drejtësisë mund të triumfojë mbi arrogancën dhe padrejtësinë. Viti i ardhshëm është një mundësi për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë për të gjithë” tha Tabaku.

Ajo shtoi se kjo fitore nuk është vetëm një triumf politik, por një leksion për fuqinë e bashkimit dhe të argumentit të bazuar në të drejtën.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 22/12/2024 14:51

    Del si avokate e prifesioneve te lira ! Po a duhet te kontrbojne dhe ato si te gjithe taksapaguesit e tjere ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'

Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'