I miratuar me votat e mazhorancës, buxheti i shtetit për vitin 2026, sipas Jorida Tabakut, nuk ka prioritete. Ajo flet për politikën e gabuar fiskale të qeverisë, si dhe për “paqen e supozuar fiskale”, prej së cilës, sipas saj, nuk përfiton biznesi i ndershëm.

Politika në kundërshtim me interesin e qytetarëve, fenomenet si “investitorët strategjikë” apo edhe paratë e pista të ndërtimit, Tabaku i sheh si problematika që vijojnë prej vitesh. Ajo thotë se sektori i bujqësisë sërish nuk favorizohet, përkundrazi diskriminohet. Tabaku shton se ka njohur problematikat e këtij sektori edhe përmes deklarimeve të deputetit socialist Erjon Braçe, për të cilin shpreh konsideratë të lartë.

Ajo tregon se shpesh janë ndërmarrë nisma ligjore në Komisionin e Ekonomisë, së bashku me Braçen dhe deputetë të tjerë si të majtë ashtu edhe të djathtë, nisma në favor të fermerëve, por ato janë refuzuar nga qeveria.

Erion Braçe më ka mësuar të flas për bujqësinë, e vlerësoj shumë mendimin e tij sepse, përveç eksperiencës në parlament, ai ka ndjekur një zonë rurale dhe bujqësinë e njeh shumë mirë. Të gjithë ne në Komisionin e Ekonomisë kemi bërë propozime për nisma ligjore për bujqësinë dhe qeveria na ka refuzuar…”, shprehet ndër të tjera Tabaku.

Për vendimin e fundit të SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku, dorëheqjen e munguar, raportet e opozitës me SPAK-un dhe çfarë pritet në vijimësi, Jorida Tabaku flet në një intervistë për gazetën TemA.