Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar për kthimin në Kuvend të ligjeve nga ana e presidentit Ilir Meta (Ndryshimet në Kodin Penal). Sipas saj, ky është një tregues se vendi nuk qeveriset më nga një president që i i intereson vendit, por nga një karikaturë.
Teksa e etiketon si "Baba Xhika", Spiropali shkruan se gjuha e përdorur nga kreu i shtetit nuk është aspak normale për një drejtues vendi, që qendron mbi palët, teksa nuk i ka kursyer ironitë për parashikimet e Metës për tërmeti apo postimet e tij duke u ngjitur në mal, apo me tifozët skocez.
Ky postim është shpërndarë më pas edhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama.
"Nga lartësia e maleve ku thotë se po ngjitet me Çelebiun e tij, Baba Xhikja lëshoi dje një tjetër krisëm nga dyfeku presidencial.
Me një fjalor të katandisur si mos më keq ai qëlloi mbi shumicën dhe opozitën parlamentare, ai na rikujtoi se nuk kemi më President, po në vend të Presidentit na ka mbetur një karikaturë e vetë Ilir Metës. Për kthimin në Parlament të ndryshimeve në Kodin Penal nuk habitemi.
Nuk kemi si presim ndjeshmëri nga Baba Xhikja për hurin në stadiume, sigurinë ushqimore, bllokimin e akseve rrugore e të veprave, vjedhjen e pronësisë intelektuale, dëmtimin e zonave të mbrojtura, për mjekët, policët apo zyrtarët e goditur për shkak në detyrës. Kur votojmë shtrëngimin e litarit të ligjit kundër dhunës në sport apo dhunuesve në tërësi, nuk kemi ç’presim tjetër nga Baba Xhikja i zjarrit të kërcënimeve ndaj zgjedhjeve, i dekreteve molotov për destabilizimin e vendit, i fjalimeve halucinante kundër ambasadës amerikane dhe delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Qeni i kthyer në manar në krahët e tij, tifozët skocezë të kthyer në elektorat në sytë e tij, tërmeti apokaliptik i kthyer në qëndrim zyrtar me vulën e tij dhe ngjitja majë maleve e projektuar si karshillëk kreshnikësh ndaj botës mbarë, në mendjen e tij, flasin qartë që presidenti na ka lënë. Ka mbetur vetëm hija dhe vula e Baba Xhikes në presidencë, prej ku çeta e tij e mbledhur grusht nën dritën e hënës, pret tërmetin dhe urdhërat nga mali për të shkrepur dyfekun", shkruan Spiropali.
Nuk kam pasur dhe nuk kam ndonje lloj respekti per Ilir Meten . Por fakti qe ai eshte President,fale votave tuaja dhe jo times ,i heq te drejten mazhorances qe te telendise gjithe dynjane duke e share e perfoluar , a thua se ishte faji yne dhe ia kemi borxh ligjeratat nga mengjesi deri ne darke se si shahen pa piken e respektit per institucionet qe perfaqsojne .Presidenti pavaresisht se kush eshte , perfaqson Institucionin e Presidentit dhe nuk mund te neperkembet publikisht.Sjellja ndaj institucionit duket te jete korrekte .Po ashtu edhe sjellja e Presidentit ndaj Institucionit te Keshillit te Ministrave.Publikisht duhet te silleni si shtetare.Privatisht telendisuni sa tiu doje qefi , ne nuk duam te dine se sa e dashuroni apo urreni njeri tjetrin , ama si shtetare jeni te detyruar te respektini njeri tjetrin.Kur keni pranuar ato ofiqe e dinit kete a,b,c e kodit te sjelljes apo duhet te bejme edhe per kete ndonje lloj reforme .
PërgjigjuPALI jam. Kur do takohemi?
PërgjigjuNa la theu qafen?
Përgjigju