Partia Demoktratike ka përshëndetur kthimin mbrapsht në parlament që presidenti Ilir Meta i ka bërë vendimit për koncesionin e Porto Romanis. PD thotë se ky vendim i Metës është në interes të popullit pasi nuk lejon grabitjen e pasurive të vendit.
"Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës që kthen në parlament koncesionin antikushtetues dhe antiligjor për kthimin e Porto Romanos në një port privat për oligarkët e Edi Ramës.
Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama.
Ky vendimi korruptiv dhe i paligjshëm që u mor në mes të krizës ekonomike kur mbi 100 mijë vende pune u mbyllën dhe mijëra familje e biznese u braktisën dhe u lanë në mjerim, është një akt tradhtie kombëtare nga Edi Rama, hajduti i babëzitur dhe armiku i mirëqenies së shqiptarëve.
Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anulojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë,"-thotë PD.
A ka ne bote hajdut Me te sofistikuar Me kollaren e ministrit se arben Ahmetaj qe mbeshtetet nga Rama
PërgjigjuHajduti Meta petshendetet nga hajduti Basha
Përgjigju