Nënë e bir janë arrestuar janë arrestuar nga policia greke nën akuzën e trafikut të narkotikëve.
Në kërkim është shpallur bashkëshorti 43-vjeçari i cili është një emër i njohur për autoritetet në Athinë s i përfshirë në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.
Përveç kësaj, në dosjen e prokurorisë janë përfshirë edhe katër persona të tjerë të përfshirë në tregtinë e drogës.
Pas një hetimi disaditor policor, u konstatua se djali 24-vjeçar i familjes, merrte dhe shpërndante te të tretët sasi droge bashkë me 43-vjeçarin.
Për t'i dhënë fund veprimtarisë së tyre kriminale , u organizua një operacion policor, në kuadër të të cilit, mesditën e sotme, u lokalizua 24-vjeçari teksa merrte një pako, nga një kompani transporti, ku u konstatua kokainë me peshë 1. kilogramë e 191 gram.
Gjithashtu, iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.