Kuçi: Pas ristrukturimit, EULEX nuk
do të ketë kompetenca ekzekutive

Kuçi: Pas ristrukturimit, EULEX nuk<br />do të ketë kompetenca ekzekutive
PRISHTINË - Qeveria e Kosovës kërkon që 15 qershori të jetë datë përfundimtare kur EULEX-i do të shkarkohet nga kompetencat ekzekutive, për t’ia kaluar ato vendorëve, dhe mandati i tij të kalojë kryesisht në pjesën e monitorimit, mentorimit dhe këshillimit.
 
Këtë e konfirmon për RTK-në zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi. Sipas tij, në përjashtim të rasteve aktuale, po vazhdohet me negocimet që pas 15 qershorit roli i misionit të EULEX-it të jetë krejtësisht ndryshe dhe se marrëveshja përfundimtare do të jetë në mes Kosovës e BE-së, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës
 
Kuçi do të jetë në krye të negociatave për ristrukturimin e EULEX-it. E kjo, sipas tij, do të bëhet në bashkëpunim me akterët politik vendorë dhe ndërkombëtarët.
 
“Sikurse mbikëqyrja e pavarësisë, ashtu edhe misioni i EULEX-it do të përfundojë në përputhshmëri të plotë në mes institucioneve të Kosovës dhe aktorëve ndërkombëtar”, siguroi Kuçi.
 
Ai theksoi se një prej detyrave që do ta ketë ky mision pas ristrukturimit, do të jetë edhe mbikëqyrja e marrëveshjeve të arritura në mes Prishtinës e Beogradit.
 
Sipas Kuçi, me këtë hap Kosova nuk po e izolon vetën nga BE-ja, përkundrazi, Kosova po e ushtron sovranitetin e vet në mënyrë të plotë sikurse të gjitha shtetet e pavarura dhe njëkohësisht po hyn si partnere e barabartë edhe në partnership me BE-në.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane