Të moshuarit gjithnjë e më shumë po ndihen të vetmuar për shkak të jetës intensive të kryejnë fëmijët e tyre. Por, një i moshuar ka gjetur një zgjidhje për këtë problem.
 
Ai njofton familjarët për vdekjen e tij. Në këtë mënyrë, fëmijët e tij detyrohen të anulojnë planet dhe të udhëtojnë për të marrë pjesë në varrim.
 
Por, kur shkojnë në shtëpi shohin që tavolina është e shtruar..."E si mund t'ju bëja të gjithë bashkë ndryshe?"

Në fakt historia në këtë video është një reklamë në Gjermani.

Në katër ditë nga publikimi në YouTube nga kompania "Edeka", grupi më i madh i supermarketeve në Gjermani, ka marrë mbi 10 milionë shikime.