Admir Murataj do të prehet në Tropojë, në vendin e tij të lindjes. Lamtumira e fundit, grabitësit që mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë në Rinas, do t'i jepet në orën 12:00, nesër në qytetin e Tropojës. Sot familjarët e tij morën trupin e pajetë në morgun e Tiranës, aty ku ju nënshtrua një ekspertize mjeko-ligjore. Vëllai i tij Cen Murataj, ishte bashkë me familjarë të tjerë, teksa tërhoqën trupin e të afërmit të tyre.
Admir Murataj u vra dy ditë më parë, pas një grabitje spektakolare brenda në aeroportin e Rinasit, në barkun e avionit ku po futeshin thesët me para të 4 bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për tu transportuar drejt Vienës. Furgoni i grabitësve, që mendohet të kenë qenë katër veta, u ndoq nga policia pas grabitjes, ku pati shkëmbim nga të dyja palët duke lënë të vrarë Admir Muratajn.
Admir Murataj njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Eshtë i martuar me një grua nga Berati e cila jeton me fëmijët në Prezë të Tiranës. Kanë dy vajza, njëra prej të cilave e martuar, dhe një djalë. Siç të afërm të tij tregojnë për Shqiptarja.com, Murataj kishte 18 vite që jetonte në Greqi, dhe vinte shumë rrallë në Shqipëri, vetëm gjatë pushimeve verore.
Vëllai i tij që dje së bashku me bashkëshorten e Admirit dhe të afërm të tij identifikuan trupin në morgun e Tiranës, tha se Admiri nuk është organizatori por një vegël. Sipas tij, janë shokët që e lanë në rrugë dhe e hodhën të vdekur, duke lënë të nënkuptuar se do të marrë hak, duke u përpjekur t'i gjejë vetë se kush janë bashkëpunëtorët.
Makina funerale merr trupin e Admir Muratajt
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 924
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit
25 Prill 2023, 10:51
-
Sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt, që u vra në grabitjen e Rinasit! Apartament në Tiranë e Sarandë, 2 garazhe dhe tokë
12 Dhjetor 2022, 16:27
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët
5 Tetor 2022, 15:26
-
Grabitja e Rinasit, seanca ndaj Talo Çelës do të mbahet më 7 qershor! Avokati: Nuk mori pjesë se kishte gjurin të dëmtuar, kam rezonancën e tij magnetike
23 Maj 2022, 11:49
-
Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, Policia i gjen snajper dhe municion luftarak në banesë
21 Prill 2022, 16:42
-
Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë
14 Prill 2022, 10:40
-
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala
11 Janar 2021, 13:55
-
Grabitja e blindave me para, lirohet i penduari Admir Çerpja, ishte dënuar me 5 vite e 8 muaj
28 Nëntor 2020, 10:39
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK çon në gjyq 8 të pandehur: Vijon hetimi për përgjegjësinë e punonjësve të sigurisë
2 Korrik 2020, 11:27
-
Grabitja e parave në Rinas, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova (VIDEO)
9 Qershor 2020, 09:21
Po normal qe jan besnik se admiri i mesoi atyre ate pune si.behej po Cen murataj ja fuste kot se ca thoshte
PërgjigjuMarco di Tropoja, ose Maloku di Tropoja!
PërgjigjuO kasem ata shoket e muratit Po jan cuna besnik duhet t ven vet tia cojn familjes t tij piesen e tij n filma dhe n realitet gjithmon cunat tamem dhe fisnik kur bej grabitje t tilla dhe vrihet na nje shok i tyre apo kapet ata ja cojn piesen q i takon familjes
PërgjigjuNgushellime familjes dhe te afermve! Pa dashur te bej vlersimin per veprimet dhe pasojat e Admirit, qe i pagoi me koken e tij, me shqeteson nje detaj tjeter...Disa here ne media etiketohet emertimi Qyteti i Tropojes...Kjo o nga padija apoo me qellim!!? Nuk ka qytet askund ne Shqiperi me ket emer o gazetar injorant...por Qyteti Bajram Curr!!!
PërgjigjuTe gjitha te keqijat ketij vendi dhe Kosoves i kane ardhur nga Tropoja.Tropojanet ne (7 sulmuan Jugun,Tropojanet zune tokat rreth TTiranes TOKE e Xanun Vodhen pasurine kombetareEtj Etj ...
Sipas meje ti i di mire se kush jane.sic thote shtypi,admiri fshihej mes shqiperise dhe kosoves.vija ndarese eshte tropoja ,pra vend origjina juaj.diten e ngjarjes ti ke qene ne kosove ,sipas teje.hera e pare qe shkoje per biznes ne kosove?atje asnjehere nuk e ke takuar tet vella?kush e shoqetonte poshte e perpjete admirin?ti do ti gjesh ata per te marre pjesen qe te takon.sigurisht.
Përgjigju