"Ne, ish-ushtarakët, ndjekim me vemendje shkrimet,që botoni në gazetë, duke patur besim për ndershmërinë e misionit tuaj fisnik, dhe po ashtu edhe dashamirësinë e përpjekjet e redaktorit. Më mirë se kushdo këtë çështje e dijnë me mijëra ushtarakë, që e kanë hequr dhe heqin akoma në kurriz të zezat që rrjedhin nga shkelja e ligjit, nga abuzimi e shperdorimi i detyrës pre stafit drejtues të ISSh, ky ” skllav e rob” i Eprorit Antiligj, në qëndër e në bazë,që prej vitesh u heqin bukën e gojës ushtarakeve fëmijëve dhe familjes. Si një nga dhjetra mijë ish ushtarakë, që po e vuaj këtë diskriminim prej 23 vjetësh, mendova t’u shkruaj këto radhë, pikërisht , për të ca të vërteta të hidhura , tashmë të vërtetuara tërësisht edhe nga mijëra vendime të gjykatave, për çështje që kanë të bëjnë me pensionet e ish ushtarakëve, për hir të së drejtës, që duhet të jetë mbizotëruese , jo vetëm për ish ushtarakët, por për të gjithë qytetarët e këtij vëndi që quhet Shqipëri. Ish ushtarakët, për më se 23 vjet kërkojnë me ngulm që të zbatohet ligji i Statusit të Ushtarakut .
/Shqiptarja.com












