Ku i gjeti Sali Berisha paratë për organizimin e referendumit? Arkën e partisë e ka Basha
Referendumi i Berishës për shkarkimin e Bashës
Sali Berisha vijon të hedhë para të dyshimta për të financuar aksionin e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dhe për të marrë nën kontroll Partisë Demokratike. Krahas aspektit të paligjshmërisë, referendumi i zhvilluar sot nga Sali Berisha në të gjitha degët e Partisë Demokratike ka një kosto me vlerë qindra mijëra, ku përfshihen shpenzimet për bazën materiale, transport, qira për ambiente të përdorura si qendra votimi, ushqim për komisionerët etj.
Pyetja që shtrohet natyrshëm është: Cili është burimi i parave për të financuar referendumin e sotëm për shkarkimin e Lulzim Bashës?
Buxheti i Partisë Demokratike, që përbëhet nga kuotat e anëtarëve dhe një shumë nga buxheti i shtetit, kontrollohet nga Lulzim Basha. Është jashtë çdo logjike që Basha të financojë me buxhetin e PD-së një proces të paligjshëm për shkarkimin e vetes së tij. Ndaj, shpenzimet për organizimin e referendumit janë mbuluar nga ‘Foltorja’ me në krye Sali Berishën.
Po ku i gjeti paratë Sali Berisha, kursimet të të cilit gjatë gjithë jetës së tij politike janë 190 mijë USD?
Misteri i burimit të parave për financimin e referendumit është pjesë e misterit të madh të burimit të miliona eurove për mbulimin e shpenzimeve të aksionit të Berishës që nga muaji maji i këtij viti. Sot nuk ka transparencë dhe as një përgjigje për burimin e parave për të paguar avokatin francez Jean-yves le Borgne, një nga më të shtrenjtët në Evropë. Nuk dihet burimi i parave për financimit e 27 foltoreve, Foltores së Madha të 11 dhjetorit në stadium, për eskortat luksoze, truprojat, karburantin, fushatën publicitare etj.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
46.7%
-
Gafë
49.1%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 2755
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E akuzoi se mori 500 mijë €, SPAK nis hetimin dhe thërret Argita Malltezin! Vajza e Berishës duhet të vërtetojë 'shpifjen' ndaj Irena Gjokës
9 Janar, 08:53
-
Mero Baze: 8 janari i 2022 është më i sinqertë se ai i 2025
8 Janar, 21:30
-
Roland Lami: 8 Janari simbolika e një bunkieri
8 Janar, 20:35
-
Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD
8 Janar, 20:25
-
Berisha në SPAK, Balliu: Po vepron me dy standarde! Gjata: Saliu u çmend, i ka dalë drejtësia jashtë kontrollit, sulmet më kujtojnë 21 janarin e Gërdecin
8 Janar, 18:22
-
Akuzat se Majko u përgjua për pazare elektorale/ Meçe: 3 faktet që hedhin poshtë pretendimet e Berishës, përgjimi nuk ekziston
8 Janar, 18:17
-
Sali Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë: Favorizon të pasurit!
8 Janar, 16:15
-
‘SPAK përkëdhel Berishën, me PS tregohet i pamëshirshëm’, Ilir Yzeiri në Report Tv: Rama nuk ka përballë konkurrentë në zgjedhje, s’kemi opozitë
8 Janar, 14:11
-
Akuzat e Berishës se u përgjua për pazare elektorale/ Report Tv siguron shkresën e Majkos dërguar SHISH përmes Kuvendit: Jam vënë në përgjim apo jo
8 Janar, 11:00
-
Akuzat e Berishës për Majkon/ Valteri: Mos e merrni seriozisht! Çaça: Përgjimi i SHISH mund të jetë i vërtetë! Petraj: Besoj se është inekzistent! Karaj: Duhet ta referonte
7 Janar, 22:41
-
Mero Baze: Si politikanët shqiptarë po ia lehtësojnë punën SPAK me gënjeshtrat e tyre
7 Janar, 21:52
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
I paguan Karmina me dafllakun e saj
PërgjigjuZoti Doci! Pergjigjia e pyetje tuaj eshte fare e thjeshte. Berisha i mbulon te gjitha keto me parate e krimit e te korrupsionit dhe me perkrahjen e mbulimin e tij nga SPAKU i Arben Krajes,sepse llogjika te thote se po te ishte ndryshe Arben Kraja,minimalisht do e kishte thirrur Salihun Vicidolas te jape llogari per keto shpenzime milioneshe,pa permendur te tjera fakte e indizie ne kurriz te tij.Vetem neqoftese te gjithe qe shtojme keto pyetje si edhe ju jemi te cmendur e te pallogjikshem atehere mund te kemi gabim qe te aludojme nje gje te tille.Rruge te mesme nuk ka.SPAKU,nese do kryente detyren do ta kishte arrestuar kete bandit te papenduar e deri tani te padenuar per shkak te paaftesise apo mungeses se deshires se organeve ligjzbatuese e sidomos SPAKUT!
Përgjigju