Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…

Ku je Ilir Meta? Është goditur Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik…

Ilir Meta dhe Arkimed Lushaj (Stresi)

Protestat e dhunshme në Tiranë kanë hyrë në ditën e tyre të tretë, teksa opozita ka zgjedhur të heshtë. E kompleksuar nga ndërkombëtarët ajo nuk e ka marrë përsipër autorësinë e organizimit, pavarësisht se tradhtohet nga eksponentët pranë saj që drejtojnë turmën e papërgjegjshme dhe shkatërrimtare.

Kësisoj, ajo ka zgjedhur të fërkojë duart teksa protestën ia faturon një këngëtari repist, ndërsa nga ana tjetër hedh parrulla në ekran se dorëheqja e Sandër Lleshajt nuk mjafton. Por më shqetësuese se kjo lojë e dobët e PD dhe LSI, është heshtja e Presidentit.

Edhe pse “Stresi” i lutej të bëhej i gjallë dhe të çonte popullin, Ilir Meta nuk ka lëvizur as qerpikun për atë ç’ka po i ndodh Tiranës.

Tashmë protesta ka një bilanc dëmesh të konsiderueshme. Përveç zyrave të shtetit, dhjetëra dyqane janë sulmuar, makinave të qytetarëve u janë thyer xhamat dhe dhjetëra efektivë kanë qepur plagët në spital.

Ndoshta presidenti mund të heshtte për shkatërrimin e ministrive, duke qenë se edhe vetë u ka shpallur luftë shkresash atyre. Por përtej zyrave të Ramës dhe Veliajt, vandalizmi ka prekur Bibliotekën Kombëtare dhe Muzeun Historik, që janë tempuj të kulturës dhe institucione të memories kombëtare. Janë themelet e një shteti dhe të një shoqërie civile.

Është e kuptueshme që si takticient i përsosur shmang edhe reagimin e tij ndaj mazhorancës që vetë kreu i saj e akuzon për orkeatrim të vandalizmit.

Me gjasë që vëmendja të mos shkojë në një debat virtual Rama-Meta, por të mbetet te protesta dhe kjo e fundit të precipitojë si të donë. Por se paku për Bibliotekën dhe Muzeun mund të reagonte Ilir Meta, që nuk le gol të Celtic-ut pa komentuar në rrjetet sociale.

Që nuk le foto pa hedhur me Çimin, Fahriun, Kaç Islamin apo Besin, por vetëm pamjet e shkatërrimit nuk i sheh.

Dy fjali kundër dhunës mund t’i shkruante meqenëse edhe një vit më parë na u paraqit si Zeusi që ndali djegien e Kuvendit. Sepse në të kundërt heshtja e tij ngjan si kthim xhevapi ndaj Stresit: Vazhdoni se unë nuk po shoh gjë! / Tema

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emma: 14/12/2020 11:17

    Nuk e mbajne dot gjene e vjedhur dhe shkaterrimin qe i kane vere ketij vendi per 30 vjet si Ilir Meta,Sali Berisha,Lulzim Basha apo kushdo qofte,ky vend nuk eshte i varfer eshte i vjedhur.

    Përgjigju
  • Andrea braholli: 13/12/2020 17:55

    ilir meta do varur ne mes te sheshit skenderbej ka bere shkollen e hajduteve dhe per kriminela te vrasin njeres te pa fajshem njelloj Jane te gjithe keta politican te koruptuar anti shqiptar te gjithe politican kriminela hajdut tradhetare

    Përgjigju
  • Shqiptar: 13/12/2020 14:38

    Ilir Floriri do rremuje. I ka ardhur ngordhja. Do i kaloje ditet qe i kane mbetur ne burg. Kjo eshte e sigurte.

    Përgjigju
  • GASHI: 13/12/2020 10:38

    Ooo ku je o Ilir Meta... Ngreju o burre dhe nje here sic ma ke vrare xhaxhain ne komisariatin e Tropojes ne vitin 2000!! Ky eshte morali i kesaj familjeje...qe vetem tropojan nuk jane!!!

    Përgjigju
  • Volti: 13/12/2020 07:12

    Sa ta konsultoje Iliri me ish sigurimin e shtetit dhe do te ktheje pergjigje.

    Përgjigju
  • Tutu: 12/12/2020 18:47

    Kujt ja thua... Ilir Meta eshte nje cope injoranti qe nuk ka lexuar ndonje liber ne jete te vete... i vetmi liberth qe ka lexuar eshte blloku i zi i hajdutllekut...

    Përgjigju
  • Mashkullori: 12/12/2020 17:55

    Ky trushkuluri Like floriri,e paska kthyer buxhetin se nuk paska parashikuar mire "hesapet" per perballimin e Pandemise dhe ndihmen per mbrojtjen e biznesit nga pasojat e COVID-19. Por,perse ka "harruar" te parashikoje dhe perballimin e vandalizmave te leshit te dhise dhe te Monke njecizmes,te cilat bene dhe vazhdojne akoma gjithato shkaterime,midis tyre dhe Muzeun Historik Kombeta dhe Biblioteken Kombetare,semaforet e Rruges? Po me keto (uren) cfare paten? A nuk jane fonde qe duhen parashikuar ne buxhet? A do kete te drejte te kerkoje uljen e varferise,rritjen e ndihmes ekonomike,te rrogave dhe pensioneve,kur ai dhe skota e tij e leshit te dhise dhe te Berishisteve jane keqperdoruesit e buxhetit te shtetit me shkaterimet qe sjellin? A e dine keta kriminele presidente e ishpresidente se te demtosh Muzeun Historik Kombetar,humbet trashegimine kulturore dhe materiale te popullit ne shekuj A e dine keta kriminele se te demtosh Biblioteken Kombetare do te thote te kthesh ne periudhen e pikturave ne shkembinj dhe gure,ne kohen e komunitetit Primiti? A e dine keta se demtimi i dritave kthewn ne kaos levizjen,apo ketyre rremi=uja,kaosi ju intereson? Pergjegjesi e rende eshte e maxhorances.Ilir Meta duhej shkarkuar,le te ish mungesa e Gjykates Kushtetuese.Ai do te ishte vetem i pezulluar dhe pa asnje te drejte ushtrimi te kompetencave presidenciale.Do te ishte vetem nje rrogetar ne ate karrige dhe atehere ksihte goje te bente ne driten e dilelit ate qe ben sot opozitari...

    Përgjigju
  • Polici: 12/12/2020 17:35

    Ku jane SPAK BKH GJKKO etj pse nuk e marrin situaten ne dore por heshtin. Po NATO pse nuk futet me trupa sic beri ne 1997?

    Përgjigju
  • Arbëri: 12/12/2020 16:49

    Është duke pushuar gjojën sepse do lodhet nga BKH dhe SPAK , do i del zëri Likes do i del

    Përgjigju
  • Alda: 12/12/2020 16:34

    Ilir Meta kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb