Ku ka humbur vampiri i "Twilight"?

Ku ka humbur vampiri i "Twilight"?
Harrojeni Robert Pattinson në rolin e vampirit joshës dhe misterioz, ylli i sagës së famshme Twilight ka rrëfyer se planet e tij për të ardhmen janë shumë të ndryshme nga ajo që ka bërë deri më sot. Ai ka njoftuar se së shpejti do të fillojë një karrierë të re si stilist.

"Fillova të bëj veshje. Në dy vitet e fundit, kam vizituar prodhues të ndryshëm dhe artizanë. Kam realizuar shumë veshje në momentin që flasim. Adhuroj të krijoj," u shpreh aktori, entuziast për kthesën e re që është duke marrë jeta e tij .
 
Robert Pattinson nuk është një figurë e re në botën e modës, pasi ai ka punuar shpesh si model dhe ka qenë gjithashtu imazh i Dior Homme. Ai është frymëzuar për të nisur këtë rrugëtim të ri nga përvoja dhe sidomos udhëtimet që i kanë dhënë mundësi të eksplorojë modele dhe pëlhura të reja. Pattinson ende nuk ka dhënë një informacion të saktë se kur do të lançohet koleksioni i tij i parë, por mendohet të ndodhë shumë më shpejt nga sa pritet.

Të gjithë ata që janë ‘bërë keq’ nga interpretimi i tij i vampirit Edward, shumë shpejt do të kenë mundësinë të veshin krijimet që mbajnë firmën e tij.
robert pattinson
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'