Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta një ditë më parë të ish-deputetit dhe diplomatit Bashkim Zeneli, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Veliaj e ka cilësuar atë si një mik fisnik duke kujtuar me mirënjohje edhe gjestet e tij njerëzore.

Kryebashkiaku i shpreh ngushëllimet familjes së tij teksa e ka e cilësuar ish-deputetin si një intelektual të shquar.

Postimi i plotë:

Lamtumirë, i dashur Bashkim!

Shqipëria humbi një diplomat par excellence, Partia Socialiste një intelektual brilant, ndërsa unë një mik fisnik, që nuk do ta harroj kurrë.

Edhe në ditët e tij më të vështira, Bashkimi fisnik gjeti kohën dhe kujdesin të më kujtonte, duke më dërguar dy librat e tij të mrekullueshëm. Një gjest njerëzor që do ta ruaj gjithmonë me mirënjohje.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin.

U prehsh në paqe, mik i shtrenjtë!

Erion Veliaj