Arrestimin e presidentit të PL-së Ilir Meta pak ditë më parë, qytetarët për Report TV e konsiderojnë të vonuar. Duke komentuar mënyrën e nxjerrjes së ish-presidentit nga makina, ata e quajnë të drejtë pasi policia nuk duhet kundërshtuar, por ka edhe të tjerë që u ka lënë shije të shëmtuar.
“Arrestimin e ka bërë Amerika, se nuk e ka bërë as Edi Rama e askush tjetër. Kanë vjedhur, ndajnë gratë e thonë vila ime, vila e gruas e ish-grua, unë dy dhoma me zor i kam bërë”, thotë një qytetar
“Mirë ja bënë, se florinjtë ku shkuan, florinjtë e Shqipërisë?”, pyet një tjetër.
Për mënyrën e shoqërimit me forcë nga policia disa shprehen:
“Ndoshta ka kundërshtuar, se jashtë po t’i kundërshtosh, ata të thonë dil jashtë dhe nuk ka më kundërshtime”.
“Hetuesia të bëjë punën e vetë, policia ka detyrën, mirë ja bënë”.
“Mirë ja bënë, hakun i bënë”.
“Veprimi shumë i mirë, policia vepron forcën kur nuk bindesh”.
“Për arrestimin jam dakord, por jo në atë mënyrë. Dukemi shëmtuar në vendet e Europës”.
Ta kishin tërhequr zvarrë 100 metra si qen ate maskara. Një pis, delenxhi që shante me fjalor rruge dhe i bënte karshillëk amerikanëve, spakut, prokurorit ..... Qelbësira
PërgjigjuPyetni pencionistet po per vilen e rames cfar mendojne ??
Përgjigju