CICERON: Ku të shkojmë këtë të mërkurë?! Ngjarjet e kulturës

Java Hungareze çelet këtë të mërkurë në orën 10 në Muzeun Historik, shoqëruar me hapjen e ekspozitës "Vanice art” dedikuar inteligjencës artificiale nga artisti Peter Vanicesk.

Në Pedonale çelet këtë të mërkurë ekspozita urbane me fotografi nga dy artistët Endre Domonkos dhe Zoltan Marek, në kuadër të Javës Hungareze.

Në orën 18.00 këtë të mërkurë në Galeri "Le bazal" prezantohet vepra e artistit Istvan Schutz. Kjo ngjarje e Javës Kulturore Hungareze shoqërohet me ekspozitën "Budapesti im shpirtëror", të fotografit Roland Tasho

Në orën 11.00 këtë të mërkurë çelet në Muzeun Historik ekspozita "Mos harro" me kurator historianin Ragip Zekolli. Në të pasqyrohet gjenocidi serb, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrahja e NATO-s dhe saga e të zhdukurve

Përmes një interpretimi të veçantë aktorja Ema Andrea sjell në "Lexime të performuara" në COD, zërin e shkrimtares dhe aktivistes Maya Angelou, sot në orën 18.30.

Në kuadër të Manifesta 14 dhe me bashkëpunimin e koreografit Gjergj Prevazi, tek Reja do të vihet sot në orën 19.00, një performancë nga "The tëo Gullivers" .

Shtëpia Studio Kadare sot në orën 17.00 organizon "Muze në muze", ku u jep mundësinë vizitorëve të përjetojnë muzeun digjital përmes risive teknologjike.

Vijon të qëndrojë e hapur deri në 6 nëntor ekspozita "Fisnikëri" e Sonia Mustafa, në Qendrën Kulturore "Aleksandër Moisiu" në Durrës.

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri