‘Ku të prehem? A më ofron Shqipëria azil?’ Letra që i dërgoi Ali Podrimja Dritëro Agollit
Në vitin 2003 shkrimtari Ali Podrimja i kishte dërguar një letër mikut të tij të ngushtë Dritro Agollit. Podrimja shprehte shqetësimin në lidhje me vendlindjen dhe letrën 15-vjeçare e ka bërë sot publike vajza e Agollit.
Shkrimtari i madh Dritëro Agolli
Vajza e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli ka postuar në rrjetet sociale një letër që Ali Podrimja i kishte nisur dikur të atit të saj. Shkrimtari Podrimja shprehte shqetësimin e tij në lidhje me vendlindjen. Letra daton që në vitin 2003.
Postimi i plotë
“ E, unë ku të prehem ?” – një shpirt i shqetësuar poeti atdhedashës , sa herë duhet ta ketë përsëritur këtë pyetje . E kur Kombi është në duart e bajraktarëve , pyetja është e thekshme, e dhimbshme. Me kë mund të ndante këtë shqetësim i madhi Ali Podrimja, përveçse me të ngjashmin dhe “vëllain” e tij poet dhe atdhetar, Dritëroin .
LETRA E PODRIMJES
– I dashur Dritëro , Ç’të bëj? Në veri ma grabisin Kosovën sërbët, në jug maqedonët, në Perêndim malazezët…
Vendlindja e Azem Shkrelit nuk është më nën jurisprudencën e Kosovës, po të Malit të Zi , ndërsa varri i Fahredin Gungës gjendet nën jurisprudencën e Serbisë …
E, unë ku të prehem ? Shqipëria, mund të më ofrojë azil? Kam rënë në hall me bajraktarët e kombit . Nuk di ç’të bëj ?…
Të qafon yt vëlla,
Ali Podrimja
26 shkurt 2003 , Ulpianë
(Letra e shkrimtarit Ali Podrimja)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.7%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 4274
Lajme të tjera
-
3 këshilla për të dalë nga situata 'mbytëse'
5 Maj, 22:37
-
Ngjarja e rëndë në Shkodër, ministrja Koçiu: Dhuna e depresioni, sfida që shoqëria mund t’i fitojë vetëm përmes solidaritetit
5 Maj, 22:11
-
VIDEOLAJM/ Tirana si pikënisja e tureve turistike
5 Maj, 21:57
-
Mali i Zi dhe procesi i integrimeve europiane
5 Maj, 21:46
-
Mero Baze: Po sikur Ylli Rakipi mos ta kishte bërë atë deklaratën për Shkëlzenin?
5 Maj, 21:21
-
5 Maj, kush na ka gënjyer për numrin e dëshmorëve të pas Luftës së 2 Botërore? Sot në emisionin ‘Esencë’, Report Tv
5 Maj, 21:10
-
Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje
5 Maj, 21:06
-
'Tirana pa makina', qytetarët gjallërojnë qytetin: Atmosferë feste me këto zbukurimet
5 Maj, 21:00
-
1.6 milionë fansa në koncertin e Madonës në Rio De Zhaneiro, këngëtarja shënon rekordin e saj
5 Maj, 20:47
-
'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh
5 Maj, 20:24
-
VIDEO/ Aksidentohen tre automjete në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, 'Range Roveri' fluturon në karburant
5 Maj, 20:03
-
Shkodër/ U hodh në Bunë me 3 fëmijët, vijojnë edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të nënës e 2 fëmijëve, banorët e zonës dalin me varka
5 Maj, 19:49