‘Kuajt’ e Brexit rendin drejt ndarjes së Irlandës dhe kufizimit të lirisë së lëvizjes. Johnson letër Donald Tusk

Nëse dëshironi paqe, duhet të përgatiteni për luftë. Duket se kjo është deviza e kryeministrit britanik Boris Johnson i cili thotë se "Londra po përgatitet për largimin nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, duke adaptuar të gjitha masat paraprake të arsyeshme".

Gjatë një vizite në Royal Cornwall Hospital në Truro, Johnson shpenzoi fjalë sigurie në lidhje me dosjen sekrete të qeverisë britanike, e hedhur në tregun mediatik nga gazeta prestigjoze Sunday Times, dosje e cila hipotezon mungesë të mundshme të ushqimeve, ilaçeve dhe karburantit, në rast të Brexit pa marrëveshje.

Por, për të mos lënë negociatat në plan të dytë, ndërkohë që zërat kundër po fermentohen, kryeministri britanik i ka shkruar dhe një letër Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, në të cilën ai shpreh shqetësimin për një backstop, i cili do të shkaktonte krizë në kufirin delikat midis Irlandës Veriore Britanike dhe Republikës së Irlandës. 

Nga ana e tij Donald Tusk ka thënë se ai "nuk ofron zgjidhje që parandalojnë kthimin e kufirit në Irlandë"

"Ne e mirëpresim angazhimin e treguar nga qeveria britanike për të arritur një marrëveshje mbi Brexit," thuhet në mesazhin e Tusk për Johnson. "Ne besojmë me vendosmëri se kjo është në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh që letra e Kryeministrit nuk përmban një zgjidhje ligjore operative për të parandaluar kthimin e një kufiri në ishullin e Irlandës. Ai nuk përshkruan marrëveshje alternative për këtë qëllim dhe në të vërtetë pranon se nuk ka garanci që marrëveshje të tilla mund të arrihen deri në fund të një periudhe kalimtare. Sidoqoftë, siç kemi thënë në shumë raste, ne mbetemi të gatshëm të punojmë në mënyrë konstruktive me Britaninë e Madhe brenda kornizës së mandatit tonë ".

Johnson: "Me siguri BE do të ndryshojë pozicionin. Ndërkohë ..."

Natyrisht që miqtë dhe partnerët tanë në anën tjetër të Kanalit të La Manshit po hezitojnë për të ndryshuar pozicion në lidhje me Brexit. Megjithatë unë jam i sigurt se do ta bëjnë. Por ndërkohë ne duhet të përgatitemi për një rezultat negativ" - tha kryeministri britanik.

Për të rifilluar negociatat, Londra e konsideron thelbësore që Brukseli të rinegociojë dhe të mos kërkojë me ngulm një marreveshje e cila konsiderohet nga Londra "jodemokratike dhe e papajtueshme me sovranitetin Britanik".

Për sa i përket marrëveshjes, kryeministri Johnson është i sigurt se ‘No Deal’ do të ketë pasoja që do të reflektohen edhe te qytetarët që do të duan të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar nga nëntori e tutje.

Në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve nga kontinenti për në ishull dhe anasjelltas, Kryeministri britanik tha se “numri i të huajve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe do të jetë i kontrolluar në mënyrë demokratike dhe Londra nuk do të bëhet armiqësore ndaj imigracionit".

Ndërkohë qeveria britanike po planifikon të prezantojë rregulla të rrepta për të mbajtur jashtë kriminelët e BE-së dhe të braktisë premtimin e Theresa May për të zgjatur sistemin aktual të lëvizjes së lirë.

Rregullat aktuale që u japin qytetarëve të BE të drejtën për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar, punuar ose studiuar do të shfuqizohen më 31 tetor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja