Kualifikimi i "Çmendur" i Barcelonës
Champions League fundos Ajtekin

Kualifikimi i Champions League fundos Ajtekin">
Arbitrit gjerman, Deniz Ajtekin do t'i duhet të presë një kohë të gjatë për tu rikther sërish në drejtimin e ndeshjeve ndërkombëtare të organizuara nga UEFA.
 
Ajtekin u dalluan që në eliminatoret e Botërorit 2018 për dhënien e vendimeve të dyshimta në disa sfida, ku një prej të cilave ishte edhe ajo Shqipëri- Izrael, por gabimet e konfirmuar tashmë në ndeshjen e Champions Leagues mes Barcelonës dhe PSG-së duken sikur do të sjellin edhe "ndëshkimin" e tij nga UEFA.
 
Burime pranë institucionit që drejton futbollin evropian, kanë bërë të ditur për spanjollen Marca, se për arbitri me origjinë turke kishte shumë pakënaqësi dhe se parashikohet një ndëshkim për të.
 
Nga ana tjetër ndëshkimi që UEFA mund t'i bëjë Ajtekin, është ta lërë jashtë listave të saj për gjykimin e ndeshjeve ndërkombëtare të cilat organizohen nga UEFA.
 
Sipas Marca edhe Pierluigi Collina, arbitri italian i cili ka fituar gjashtë herë çmimin  "Arbitri më i Mirë i Vitit" të FIFA-s dhe që drejton arbitrat e UEFA-s, nuk është aspak i kënaqur me vendimet që Ajtekin ka marrë në "Camp Nou".
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin