Kualifikimi në këmbët e futbollistëve, Kombëtarja 3 nga 4 ndeshjet i luan në Shqipëri

Kualifikimi në këmbët e futbollistëve, Kombëtarja 3 nga 4 ndeshjet i luan në Shqipëri

Nedim Bajrami

Kombëtarja shqiptare e futbollit barazoi të enjte 1-1 kundër Çekisë në Pragë, për grupin E kualifikues të Euro 2024. Tanimë tanët vijojnë të jenë në vendin e dytë, me një pikë pas Çekisë (8 pikë) kryesuese.

Kur jemi në gjysmën e kualifikueseve, pas katër ndeshjeve të para, Kombëtarja ka fituar dy duele, ka barazuar një dhe ka humbur një. Sfida e radhës për kuqezinjtë luhet të dielën e 10 shtatorit në "Air Albania", me Poloninë që do vizitojë 'tokën e shqiponjave'.

Përballja me skuadrën e Lewandowskit është deçizive për të ardhmen e grupit, me polakët që janë një pikë më pak se kuqezinjtë. Forma e Kombëtares dhe shanset për kualifikim kanë bërë që stadiumi për datën 10 shtator të jetë plot.

Duket se fati i kualifikimit është në dorën e futbollistëve, me Shqipërinë që ka edhe katër ndeshje për të luajtur. Një detaj interesant që e anon peshoren nga kuqezinjtë ka të bëjë edhe me faktin se tre nga katër duelet e tanëve do luhen në Shqipëri.

Përkatësisht të dielën luhet ndeshja me Poloninë në "Air Albania", ndërsa në 12 tetor presim Çekinë. Në nëntor të këtij viti mbyllen edhe kualifkueset e Euro 2024, me kuqezinjtë që në datën 17 udhëtojnë për në Moldavi dhe në datën 20 nëntor presin Ishujt Faroe për sfidën e fundit.

Ndeshjet e radhës të Kombëtares, grupi E:

10 shtator 2023, Shqipëri - Poloni

12 tetor 2023, Shqipëri - Çeki

17 nëntor 2023, Moldavi - Shqipëri

20 nëntor 2023, Shqipëri - Ishujt Faroe

Renditja, grupi E:

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

U liruan zyrtarë të korruptuar? Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten, s’ka asgjë për të fshehur

U liruan zyrtarë të korruptuar? Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten, s’ka asgjë për të fshehur