Kualifikueset e EURO 2020/ Rusia shtyn festën e Belgjikës, kualifikimi vendoset në Petersburg

Kualifikueset e EURO 2020/ Rusia shtyn festën e Belgjikës, kualifikimi vendoset në Petersburg

Nga ndeshja Kazakhistan- Belgjikë

Belgjika vijon me hapin e fituesit dhe kryesuesit në grupin I, por kualifikimi mbetet i kërcënuar nga rusët. Belgët e luanin të parët ndeshjen sot dhe në Kazakistan morën një fitore të lehtë 0-2 në Kazakhistan me golat e Michy Batshuay dhe Thomas Meunier. Shpresonin që rusët të ndaleshin në transfertën e Qipros, por përkundrazi Rusia bëri një paraqitje dinjitoze përballë ishullorëve. 

5-0 fituan rusët në Nicosia për ta shtyrë të gjithë kualifikimin për në ndeshjen e ardhshme, më 16 nëntor në Gazprom Arena të St. Petersburg.  Belgët janë më të avantazhuar, pasi vijnë si kryesues me 3 pikë më shumë dhe me një fitore në ndeshjen e parë direkte mes dy skuadrave, 3-1. Rusisë përveç një fitoreje, i duhet një rezultat me më shumë se 1 gol diferencë. Në rast të kundërt Belgjikë është e kualifikuar automatikisht ndërsa Rusia ngelet në vend të dytë për Play- Off. 

Në ndeshjen tjetër të grupit Skocia u argëtua ndaj San Marinos ku i mposhti me rezultatin 6-0. Tashmë skocecët mund të ëndërrojnë për një vend të katërt pasi parakaluan Kazakhistanin, dhe i afrohen me një pikë vendit të tretë, Qipros. San Marino vijon me rekordin negativ, pa pikë në grup. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani