Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 / Kombëtarja nis stërvitjen për përgatitjen ndaj ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 / Kombëtarja nis stërvitjen për përgatitjen ndaj ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën

Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka realizuar sot pasdite seancën e parë stërvitore në ambientet e "Shtëpisë së Futbollit" në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme ndaj Anglisë dhe Andorrës në kualifikueset për Kampionatin Botëror 2026.

Sipas Departamentit të Komunikimit të FSHF, të gjithë 26 lojtarët e grumbulluar janë bashkuar me ekipin, ndërkohë që të fundit që mbërritën në grumbullim, iu bashkuan skuadrës gjatë seancës stërvitore. Grumbullimi i lojtarëve ka përfshirë edhe disa futbollistë nga kampionati “Abissnet Superiore”, të cilët u ftuan nga trajneri Silvinjo për t’u bashkuar me ekipin gjatë kësaj seance.

Stërvitja e sotme ishte një kombinim i ushtrimeve në palestër dhe aktiviteteve në fushë, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të zhvillojnë aftësitë e tyre fizike dhe taktike për sfidat që i presin.

Seanca e radhës stërvitore do të zhvillohet nesër, gjithashtu në "Shtëpinë e Futbollit", ku trajneri Silvinjo do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e rëndësishme ndaj Anglisë.

Pas përfundimit të seancës, ekipi do të udhëtojë drejt Londrës të mërkurën, për t'u përgatitur për ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026 ndaj Anglisë, që do të zhvillohet të premten në legjendaren “Wembley”. Kombëtarja shqiptare ka si objektiv të fillojë këto kualifikime me një rezultat pozitiv për të shtuar shpresat për një kualifikim në turneun më të madh futbollistik në botë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

 Prestigjiozja “Condé Nast Traveller Germany” artikull për Shqipërinë/ Rama: Një prej destinacioneve të ardhshme më në zë të turizmit

Prestigjiozja “Condé Nast Traveller Germany” artikull për Shqipërinë/ Rama: Një prej destinacioneve të ardhshme më në zë të turizmit