KUBE - Ish-lideri revolucionar i Kubës Fidel Kastro është shfaqur në publik për herë të parë, që prej vitit 2010. 86-vjeçari ka votuar në shtëpinë e tij për shkak të problemeve shëndetësore ku që prej 2006-s i ka dhënë pushtetin vëllait të tij Raul, pasi u sëmur me kancer.

Të dielën në Kubë u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare në parlamentin njëdhomësh, në të cilin nuk përfshihet asnjë parti opozitare dhe kandidatët elektoralë ishin zgjedhur nga Partia Komuniste në pushtet.

Pamjet televizive tregojnë Kastro-n, pak i kërrusur duke hedhur votën e tij në kuti.

Për gazetarët, Kastro foli me ngadalë dhe me një zë të dobët për çështje të ndryshme, si përpjekjet për të reformuar ekonominë në vend dhe integrimin e Amerikës Latine.

Ai u shpreh se kubanët janë me të vërtetë njerëz revolucionare pasi kanë bërë sakrifica të mëdha dhe vetë historia e ka dëshmuar këtë gjë.

Zgjedhjet parlamentare u zhvilluan në një kohë ku presidenti Raul Kastro ka planifikuar reforma të mëdha në ekonominë e centralizuar e këtij ishull, duke lejuar më shumë hapësira për iniciativën private në bujqësi dhe tregut të shitjes me pakicë.

Ai gjithashtu ka hequr kufizimet mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve jashtë Kubës, si blerjen dhe shitjen e shtëpive dhe makinave.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)