HAVANA - Blogerja kubane Yoani Sanchez njoftoi në Twitter se është “liruar pas 30 orësh burgim” dhe falënderoi “të gjithë ata që ngritën zërin e tyre dhe tweet-et (mesazhet në Twitter, red) e tyre”. Disidentja ishte arrestuar të enjten së bashku me të shoqin, gazetarin Reinaldo Escobar, në Bayamo, 750 km në juglindje të Havanës, ku kishte ndjekur procesin kundër një politikani të ri spanjoll të akuzuar për vrasjen e një disidenti, por ky version zyrtar është hedhur poshtë nga familjarët dhe miqtë e viktimës.

Yoani Sanchez, blogere e famshme për qëndrimet e saj kundër regjimit kuban, prej kohësh është nën objektivin e qeverisë së Raul Castros. Mediat pranë regjimit e cilësojnë si mercenare, gënjeshtare dhe injorante ndërsa blogu i saj që e bëri të famshme edhe përtej kufijve të Kubës, “Generazione Y”, përkufizohet si i pabesueshëm në arenën ndërkombëtare pasi autorja është “gënjeshtare kompulsive”.

Blogerja ftohet shumë shpesh jashtë vendit për të marrë pjesë në takime apo për të tërhequr çmime. Por siç thotë ajo vetë në Twitter, autoritetet nuk e kanë lejuar që të largohet nga vendi tashmë minimumi 20 herë.

(im/shqiptarja.com)