Kushte skandaloze në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç në Vlorë që nuk ofrojnë asgjë tjetër veç disa injeksjoneve, edhe ato me shumë frikë.

Pamjet që të ofrohen në këtë qendër janë tërësisht çnjerëzore, ndërkohë që shumë banorë të zonës si pikë kryesore për të kërkuar ndihmë kanë vetëm atë, pasi Vlora është shumë larg, plus rruga e amortizuar e bën të vështirë transferimin e të sëmurëve.
 
Pamjet horror në qendrën shëndetësore të fshatit Kuç të qarkut Vlorë, ku kujtojmë se kjo qendër shëndetësore është rikonstruktuar vetëm 3 vite më parë, të rrënqethin.

Qendra shëndetësore mbulon disa fshatra siç janë Bolen, Kallarat, Kuç etj. Por banorët e këtyre zonave detyrohen të zbresin në Vlorë pasi qendra shëndetësore është tërësisht jashtë funksionit, pamjet tregojnë qartë se çfarë shërbimesh mund të ofrojë kjo qendër.

As në filmat më të frikshëm nuk mund të keni parë një paraqitje të tillë ku muret janë tërësisht të mbuluar nga lagështira, pajisjet mjekësore të ndryshkura dhe të mbuluara nga llumi. Ndërkohë që kjo ambulancë është rikonstruktuar vetëm 3 vite më parë, megjithse duket e çuditshme.

Përgjegjësi i kësaj qëndre, ndihmës mjeku Merqez Demaj shprehet , se është bërë ankesë në bashkinë e Himarës, pasi kjo zonë administrohet nga kjo bashki, por edhe në drejtorinë rajonale shëndetsore Vlorë, por deri tani asnjë reagim.
 
“Kushtet këtu janë shumë të këqija, në vend që semurin ta qetësojë dhe shërojë, ky vend i jep dhe një problem tjetër, ndonjë virus apo diçka tjetër për shkak të kushteve të vështira. Kjo qendër shëndetësore mbulon Kuq, Bolen si dhe fshatin Kallarat.

Këtu nuk mund të jepet asnjë shërbim shëndetsor pasi pacienti sëmuret me edhe më keq. Të shumtë janë ata që kërkojnë ndihmë shëndetsore tek kjo qëndër, por përveç injeksioneve, ku edhe ato bëhen me frikë, asgjë tjetër nuk ofrohet.

Ndërkohë që Vlora është larg nga kjo zonë, peripecitë shtohen edhe nga rruga e amortizuar gjë që të sëmurët shpesh kanë rrezikuar jetën pasi ndihma e parë është e pa mundur për tu dhënë në kushtet të tilla”, u shpreh Merqez Demaj Përgjegjës i qendrës shëndetësore, Kuq.

[gallery]23155[/gallery]

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com