/ATSH/.-Ministri kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, priti sot në takim, ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e cila premtoi se Ambasada zvicerane do të vazhdojë të bashkëpunojë me Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen duke i vënë theks bashkëpunimit të deritashëm i cili ka qenë i shkëlqyer.
Gjatë këtij takimi, ministri Kuçi e falënderoi ambasadoren Lang për mbështetjen që ka dhënë shteti zviceran për institucionet e Kosovës, në veçanti për Ministrinë e Drejtësisë dhe gjithashtu premtoi vazhdimin e marrëdhënieve të mira edhe në të ardhmen me qëllim që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej në veçanti në fushën e drejtësisë.
Kuçi dhe Marty-Lang u pajtuan që bashkëpunimi të thellohet edhe më tutje veçanërisht bashkëpunimi juridik në çështjet civile, fushë kjo e rëndësishme për qytetarët, si dhe në forcimin e mëtutjeshëm të sistemit të noterisë në Kosovë.
Kuçi gjithashtu njoftoi ambasadoren se një ndër çështjet me interes për Ministrinë e Drejtësisë do të jetë edhe sigurimi i kushteve më të volitshme ligjore për investitorët e jashtëm, duke përfshirë edhe krijimin e mekanizmave të specializuar brenda sistemit gjyqësor që trajtojnë çështjet e investitorëve të huaj.
/Shqiptarja.com