KUÇOVE - Përpjekja e një 58 vjecari për shpëtimin e një lidhjeje mbi 20 vjecare dhe shmangien e divorcit ka shkaktuar një tragjedi në familjen Muco në qytezën e Kucovës.

Riza Latifaj, 58 vjeç, nga Levani i Fierit ka shkuar në banesën e prindërve të gruas së tij në përpjekje për të biseduar me Ëngjëllushe Muço dhe familjarët e saj, ku 48 vjeçarja jetonte pas largimit nga shtëpia e bashkëshortit.

Mesohet se Latifaj në grindje e sipër me bashkëshorten pasi nuk ka arritur ta bindë për t’u kthyher pranë tij ka nisur të grindet me prindërit e saj Rexhep dhe Vasilika Muço, përkatësisht 67 dhe 65 vjeç. Në grindje e sipër ai ka nxjerre armën dhe ia ka drejtuar bashkëshortes së tij, ndërkohë që në mbrojtje kanë dalë babai dhe nëna e saj.

Pasi ka parë mbrojtjen që prindërit i kan bërë vajzës Latifi ka shkrepur armën duke qëlluar në pjesën e barkut Vasilika Muçon, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë bashkëshorti i saj dhe vetë vajza. Ngjarja duket se ka marrë përmasa dhe më të mëdha, sepse në përpjekje për t’i larguar armën nga dora dhëndrit ka ngelur viktimë dhe kryefamiljari Rexhep Muço.

Plumbat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme 67 vjecarit, ndërkohë që mbetën të plagosura gruaja e autorit dhe vjehrra e tij, ndërkaq autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë kunati i autorit, ai që ka konstatuar ngjarjen rëndë, teksa kur ka shkuar në shtëpi ka parë trupin e pajetë të të atit dhe nënën e motrën e plagosur. Ai me ndihmen e banorëve të zonës kanë dërguar të plagosurat me urgjencë në spitalin e Beratit.

Burime pranë spitalit të Beratit bënë me dije se 65 vjecarja Vasilika Hysa nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe humbi jetën ndërsa e bija ndodhet në gjendje kritike. Banorët e zonës të tronditur nga kjo ngjarje pohojnë se kur bashkëshortja e 43 vjecarit ishte kthyer nga Greqia kishte vendosur të qëndronte tek prindërit e saj. Policia e Beratit ka mbërritur menjëherë në vëngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që është vënë në ndjekje të autorit të krimit.

Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja)