Në Salcë-Kozare të Kuçovë, 28 hektarë sera dhe 60 hektarë toka bujqësore janë ende të mbuluara nga uji. Fermerët thonë se prodhimi i sezonit është shkatërruar plotësisht, ndërsa kafshë dhe shpendë shtëpiake kanë ngordhur. Uji ka arritur deri në 1 metër brenda serave gjatë ditëve të përmbytjeve. Tashmë niveli ka rënë, por janë shkatërruar të gjitha kulturat bujqësore që ishin në fazën e vjeljes.
"Jemi të shkatërruar. Të gjitha të mbjellat janë shkatërruar, si domate, speca kastraveca. Kërkojmë dëmshpërblim nga shteti, përndryshe do shkojmë drejt falimentimit", shprehet një fermer.
Fermerët apelojnë për ndihmë shtetërore, ndërsa cikli i prodhimit mund të rifillojë vetëm pas 3-4 muajsh, kur toka të thahet.
“Ne na duhen para për t’i mbjellë sa më shpejt serat. Sapo kishim dalë në prodhim ndaj dhe humbjet janë të mëdha”, theksojnë ata.
Fermerët kërkojnë dëmshpërblim financiar për kulturat bujqesore furnizim urgjent me ushqim për bagëtitë, pastrimin dhe riparimin e kanaleve kulluese dhe gjetjet e një zgjidhje për shkarkimet e HEC-it të Banjës, që sipas tyre është shkaktari kryesor i përmbytjeve.
Komente











Nese eshte dicka qe duhet kerkuar demshperblim nga shteti, ky eshte.Nuk mjaftoi shiu,por u leshua dhe uji i HEC te Banjes! Nuk e di nese kur kane menduar shkarkimin e kontrolluar te HEC,kane marre parasysh dhe permbytjet e mundeshme qe mund te shkaktoje vecanerisht ne situata te tilla,kur ka dhe shira.Nuk e di nese ne projektin e HEC kur u ndertua u parashikua ndonje rruge,apo menyre per te evituar,ose zvogeluar pasojat e shkarkimeve,por ky rast duhet te perdoret si shembull per zgjidhjen e problemit.
PërgjigjuFermeret kane te drejten e demshperblimit jo nga shteti por nga privati. Eshte keq menaxhim i diges qe shkaktoi hapjen e portave,megjithae ato reshje ndodhin rralle me intensitet mbi normalen
PërgjigjuORedi po ata qe kane ndertuar prane digave duke zaptuar token ne kohen e saliut a kane faj ? Çdo gje e kerkoni nga shteti , jeni fajtor per te gjitha prapesite , u meuat te llomotisni kot .Demshperblimin kerkojani privatit qe ja dha saliu .